Berisha Do te ndryshojme rregulloren per imunitetin
Kryeministri Berisha hodhi dje idene per nje nisme ligjore qe le pa imunitet deputetet por permes nje rruge qe shmang shumicen e cilesuar ne Parlament si pasoje e mungeses se numrave. Dje ne mbledhjen e Komitetit Nderministror per Integrimin kreu i qeverise theksoi se po shikonte mundesine e nje ndryshimi ne Rregulloren e Kuvendit per ti dhene vlere ligjore deklarates se nje deputeti ku kerkon ne menyre vullnetare heqjen e imunitetit. Kryeministri u ndal te rekomandimet per reformen e sistemit gjyqesor duke e cilesuar ate jashtezakonisht te rendesishme per imunitetin e deputeteve per te cilin Kryeministri u shpreh se Parlamenti do te zbatoje modelin gjerman e se ky ndryshim mund te inkuadrohet ne rregulloren e Parlamentit dhe ti jepet vlere ligjore deklarates personale te deputetit theksohet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Ministrave per kete mbledhje. Kjo e djeshmja duket se eshte nje deklarate e Kryeministrit ardhur ne kushtet kur se shpejti ne Parlament pritet te votohet heqja e imunitetit te zevendeskryeministrit Ilir Meta si pasoje e nje videoje te publikuar ne emisionin investigativ Fiks Fare. Ne menyre te vazhdueshme mazhoranca ka kerkuar edhe heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte duke perfshire ketu edhe deputetet. Por kjo nuk eshte pranuar nga ana e opozites te cilet kane theksuar se nuk mund te kete heqje ne grup te imunitetit te deputeteve dhe se kjo duhet te shqyrtohet rast pas rasti. Por lufta kunder korrupsionit eshte cilesuar nje nga kerkesat kryesore qe duhet te plotesoje politika shqiptare per te bere qe vendi te integrohet ne BE. Nisur nga kjo zyrtaret e KE-se kane keshilluar edhe kufizimin e imunitetin e deputeteve dhe po keshtu te perfaqesuesve te drejtesise. Por mungesa e 84 votave nga ana e mazhorances per ta miratuar e vetme kete ligj ka bere qe nga ana e perfaqesuesve te saj te kerkohen rruge alternative per te gjetur mundesine e kufizimit te imunitetit te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.
.