E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Vjedhja do kryhej nga Ilir Meta e Sali Berisha

TIRAN - Pak ore pas daljes publike te zevendeskryeministrit dhe kryeministrit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vleresoi se ajo qe populli pa u be shumefish me e rende dje duke degjuar Meten dhe Saliun.


Nga selia roze kryesocialisti duke iu referuar pergjimit te publikuar tha se u pa nga te gjithe me ze e me figure nje nder episodet e panumerta qe ndodhin prej kohesh nen catine e qeverise se krijuar me vota te vjedhura per te vjedhur Shqiperine.


Ndersa ndje u pane e u degjuan te dy bashke kryeministri dhe zevendesi i tij kusari i zgjedhjeve te 28 qershorit dhe matrapazi i votave opozitare tu tregonin shqiptareve se jo vetem kane vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine po me fuqine e shtetit te kapur e te parase se piste duan te vazhdojne te vjedhin votat e te plackitin gjithcka madje duke u tallur me nje popull te tere - vleresoi Rama.


Per kryesocialistin dje ndodhi dicka edhe me e rende sepse boterisht ai qe duhet te largohej dhe ai qe duhet ta largonte njeri zevendes e tjetri kryeminister i dhane popullit proven tronditese se pse jane bere bashke pse rrine bashke e madje pse duan te vazhdojne te rrine bashke ne koalicionin qe kane krijuar me vota te vjedhura per te vjedhur Shqiperine. Sipas tij eshte e padrejte te thuhet se ne ate episod te neveritshem matrapazlleku ishte vetem Ilir Meta.


Sot mund te thuhet pa asnje dyshim se aty ishte edhe Saliu dora vete i cili mesa duket ne kete cift qeveritar te te hollit me te trashin paska rolin e atij qe mban popullin me muhabet duke folur per kumbulla te kuqe e per bllokun sa ne qeveri e sa ne parlament ne nderkohe qe tjetri gjezdiska me bllok ne dore nga ministria ne ministri per te bere rrush e kumbulla leket e shqiptareve dhe leckosur e nxjerre Shqiperine me kepuce te kuqe sic thote populli - deklaroi Rama.


Kryetari i Partise Socialiste e cilesoi ngjarjen si episodin me te turpshem qe ka tronditur vendin dhe eshte thjesht nje prove me shume ne malin e provave fakteve e grupfakteve te dokumentuara te keqqeverisjes se Saliut e Metes.


Te cilat tha ai PS i ka denoncuar e do te vazhdojne ti denoncojne publikisht pa u ndalur perpara asgjeje dhe pa u zmbrapsur asnje fije nga furia e makinerise qeveritare te baltes. E di dhe e ndjej qe shqiptaret presin nje reagim te forte ne lartesine e detyres sone prej nesh si partia me e madhe politike e vendit apo si koalicion opozitar.


Dhe premtoj se ky reagim nuk do te mungoje. Pasneser Asambleja jone Kombetare do te shpalle konkluzionet e vendimet perkatese - paralajmeroi kryetari i opozites.


Gjate fjales se tij Rama nenvizoi se sot me shume se kurre qysh se votat u vodhen per te vjedhur Shqiperine eshte dita qe cdo shqiptar i arsyeshem jo vetem te kuptoje por edhe te jete ne lartesine e detyres qytetare per te larguar nje qeveri qe jo vetem grabit perdite jo vetem vazhdon te provoje e te provohet se synon te vjedhe perseri zgjedhjet per te vazhduar te vjedhe Shqiperine po ka edhe pafytyresine e paturpesine e skajshme te tallet me shqiptaret duke mohuar sy per sy deri edhe gjera qe shihen e flasin vete. Jep normalisht doreheqjen apo largohet nje minister ose nje qeveri qe del nga vota e popullit dhe varet prej votes se tij.


Sepse dihet qe ne demokraci doreheqja apo largimi jane e vetmja menyre per te lehtesuar barren e nje faji te ketij lloji para zgjedhesve dhe pastaj edhe peshen e gjykimit te popullit ne zgjedhjet e ardhshme - u shpreh kreu i selise roze.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›