Vasili: Rama përdori çimkën e gabuar për përgjimin e fëlliqur

“Kryetari i çimkave e akuzoi pre javë të tëra këtë çimkë si të kryekorruptuarin e vendit,si simbolin e çdo pune të pisët të në këtë vend, si turpin shtetëror më të madh, dhe i kërkoi mijëra here dorëheqjen dhe shkarkimin”, tha Vasili.
Ai shtoi se Prifti pat deklaruar se e kishte parë Ramën të merrte kokainë si dhe e kishte akuzuar si më të korruptuarin dhe autor të punëve të pista. “Por sot të gjithë dëgjuan më në fund që këto dy çimka i gjati dhe i shkurtri ishin bashkë se ishin tallur me shqiptarët sa kishin dashur se nuk kruhej barku hiç për korrupsionin dhe paratë e shqiptareve por vetëm kishin hallin e rrëmbimit të pushtetit me çimka për të shqyer paratë e shqiptarëve”, vijoi ai.
Nënkryetari i LSI-së tha se Rama së bashku me Priftin tentuan për muaj të tërë që të arrinin një marrëveshje me Metën duke i bërë shantazh, por kur i humbën shpresat “vollën” atë përgjim të neveritshëm dhe të manipuluar. “Kryetari i Partisë Socialiste si përfaqësues e frymëzues dhe mbështetës i standardit të pështirë të përgjimeve e çimkave është sot përfaqësues i antimoralit që shqiptarët e kanë refuzuar e përbuzur pa asnjë mëdyshje”, vijoi ai.
Sipas Vasilit, standardi i ri i kryetarit të partisë socialiste është tashmë nga shndërrimi nga kryetari i kutive ne kryetarin e çimkave. Në fund të deklaratës, Vasili përshëndeti vendimin e Metës për heqjen dorë nga imuniteti si dhe kërkoi nga prokuroria hetime. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-12 16:21
[