Berisha: Do të shqyrtojmë me kujdes raportet për vizat
Duke folur për tre kushtet e fundit të mbetura për të cilën qeveria shqiptare do të testohet nga raporti që pritet të dalë, Berisha administratës që të nxjerrë të gjitha problemet e mbetura për t’i zgjidhur ato.
“Duhet të nxjerrim çdo problem pavarësisht arritjeve, në mënyrë që të procedojmë me reformat. Shqyrtimi dhe rishqyrtimi i përpjekjeve tona në këtë luftë është domosdoshmëri. Po kështu lufta kundër krimit të organizuar është një luftë që nuk përfundon kurrë”, është shprehur Berisha para pak momentesh. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka falënderuar administratën, por ka kërkuar nga ajo që të vijojë shqyrtimin me kujdes të raporteve të ardhura nga ekspertët e BE-së.
“Duke falënderuar të gjithë administratën për seriozitetin e madh, do të kërkoja që ky proces i cili konsistoi me një sërë reformash për vendin, të jetë një proces që të njoh konsolidim të mëtejshëm dhe nivele të reja. Sigurisht që heqja e vizave përbën një nga objektivat më madhor të programit të kësaj qeverie dhe kjo përbën pa dyshim një nga arritjet më të mëdha për shqiptarët. është një ridimensionim i jashtëzakonshëm i lirisë së lëvizjes”, është shprehur më tej Berisha. Më tej, kryeministri tha se pavarësisht periudhës së pushimeve të gushtit, administrata duhet të vijojë punën në mënyrë që raportet e ekspertëve të mos mbeten pa shqyrtuar.
"Sërish ju ftojë që gjatë gushtit raportet të studiohen. Kërkoj një shqyrtim kompleks. Thashë edhe një herë, dy çështje janë themelore: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Makineria jonë duhet të shoh se si mund të përmirësohet më tej. Ndaj dhe duke racionuar ekipet, stafet, por duke patur si çështje të parë shqyrtimin e raporteve të ardhura nga ekspertët, është e domosdoshme”, vijoi kryeministri.