E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Borxhi po rritet për shkak të korrupsionit

Deputeti Ilir Beqja, tha se borxhi publik i Shqipërisë vazhdon të rritet, duke kapur shifrën e 7,3 miliardë dollarëve. Disa prej shkaktarëve të rritjes së këtij borxhi, sipas deputetit të opozitës, është paaftësia e qeverosë, pasi nuk arrin të sigurojë para për investime, duke marrë kështu kredi me interesa të larta.

“Borxhin publik e rrit papërgjegjshmëria e qeverisë. Janë të shumta rastet kur qeveria shqiptare ndërmerr investime pa bërë asnjë studim të saktë qoftë për rëndësinë e investimit apo fizibilitetin e tij, qoftë për të vlerësuar mundësine dhe afatet e shlyerjes së kredive të marra për këtë investim”, vijoi ai.

Një tjetër faktor për deputetin e opozitës që çon në rritjen e borxhit publik është e korrupsioni i qeverisë. “E keqja është se niveli tejet i lartë i borxhit publik do të rritet edhe më shumë. Vetëm në vitin 2010 borxhi publik do të rritet me 480 milionë dollarë të tjera, duke e çuar ekonominë shqiptare drejt një rruge të pasigurt dhe të rrezikshme”, tha më tej Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›