E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Do te ulim me tej taksat

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do të adaptojë një regjim taksash më të ulëta, për ta stimuluar sipërmarrjen private.

Gjithashtu ai paralajmeroi reforma per te krijuar nje mjedis sa stimulues aq edhe konkurrues për biznesin.
 
"Ne jemi qeveri e përcaktuar për taksën e ulët, ne jemi të vendosur ta konsolidojmë atë dhe ju garantojmë juve se jo vetëm se nuk do të ketë rritje taksash, por po studiohet e do të ketë ulje të mëtejshme të tyre. Ne besojmë taksat e ulëta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë, sesa taksat e larta. E Ne jemi qeveri e përcaktuar për taksën e ulët, ne jemi të vendosur ta konsolidojmë atë dhe ju garantojmë juve se jo vetëm se nuk do të ketë rritje taksash, por po studiohet e do të ketë ulje të mëtejshme të tyre

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise vërteta është se bota përjetoi krizën më të thellë, pas viteve ’30 të shekullit të kaluar, jo se ajo u gjet me taksa të ulëta, por se ajo u gjet me taksa të larta.E vërteta tjetër shkencore është se studime shumë të besueshme të grupeve të universiteteve më serioze të botës si Oxford kanë faktuar se çdo dollar i ulur nga tatim fitimi apo taksa e të ardhurave personale, 0.54 përqind i shkon punëtorit dhe punonjësit me shtim të vendeve të punës, me rritje të pagave, me përmirësimin e kushteve të punës. Ata që mendojnë se do ta shërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mendojnë të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit", tha Berisha.

PS: Berisha u kujtua vonë

Partia Socialiste ka reaguar pas mbledhjes së tryezës të biznesit nga kryeministri Sali Berisha. Sekretari Programit "Për një Rilindje Kombëtare", Ilir Beqja, nga selia rozë ka akuzuar kryeministrin se ai u kujtua me vonesë të dëgjojë problemet e biznesit.

Beqja ka renditur një sëre problemesh që ndeshet komuniteti biznesit për të cilat ka fajësuar qeverisjen e kryeministrit Berisha.PS: Berisha u kujtua vonë.

"Këtë vit Saliu e ka nisur gjithë javën me gënjeshtra. Deklaroi se Shqipëria është vendi i taksave të ulëta, nuk e thotë opozita, por është një raport serioz i komisionuar nga Banka Botërore i vitit 2012 që tregon se taksat në Shqipëri, pra ngarkesa totale ndaj sipërmarrjes është më e lartë se në vendet fqinjë. Nëse ka dikush që është kundër sipërmarrjes është qeveria", tha Beqja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›