E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do ulim tarifën dhe do shtojmë numrin e atyre që do të mbrojnë doktoraturën

Tiranë, 5 gusht NOA Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër tarifave të përcaktuara prej 4 milion për ndjekjen e doktoratës, duke i konsideruar ato të larta dhe duke kërkuar uljen e tyre në 2 milion.

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime në fushën e arsimit, ku ndër më të rëndësishëm Kryeministri Berisha vlerësoi hapjen në Peshkopi të filialit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit, të Edukimit dhe të Shkollës së Lartë Profesionale, të universitetit Aleksandër Moisiu, në Durrës.

Duke e konsideruar një zhvillim shumë pozitiv, Kryeministri Berisha përgëzoi universitetin e Durrësit për këtë iniciativë, autoritetet vendore të Peshkopisë për interesin shumë të madh të treguar dhe Ministrinë e Arsimit për shpejtësinë me të cilën procedoi.  

Kryeministri Berisha kërkoi edhe nga universiteti Bujqësor i Tiranës të shohë mundësinë e ngritjes së një filiali në Peshkopi, për tu krijuar mundësi shkollimi të rinjve jo vetëm të qarkut të Dibrës, por edhe të Kukësit, apo Mirditës. Në këtë mënyrë, tha kryeministri, ne krijojmë një pol të rëndësishëm universitar në Peshkopi.

Duke shqyrtuar disa vendime për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale, të Mjekësisë, të Gjeologji Minierave, Kryeministri Berisha u shpreh kundër tarifave të përcaktuara prej 4 milion për ndjekjen e doktoratës, duke i konsideruar ato shumë të larta.

Parimi është se askush nuk mund të pengohet për të vazhduar doktoratën për shkak të tarifës. Kanë vendosur jo vetëm tarifën prej 4 milion lekë, por kanë zvogëluar edhe numrin e atyre që do të kenë të drejtë për të mbrojtur doktoratën. Ky numër do të zgjerohet dhe nuk do të mbetet kaq i kufizuar sa e kanë përcaktuar. Ne kemi degë që janë ekzotike dhe janë shumë të rrallë ata që kanë doktoratë, për shkak të këtyre qëndrimeve konservatore që mbahen. Kjo bëhet edhe më e vështirë në rast se vendosim tarifën 4 milion lekë. Tarifa mund të jetë e mjaftueshme edhe 2 milion. Nuk mund të ketë kompromis me tarifa kaq të larta. Jo të gjithë mund ti paguajnë, por vetëm favorizohen vetëm ata që kanë tha Berisha.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›