E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të vendosur për të dhënë kontributin tonë në Afganistan

Kryeministri Berisha përsëriti sot qëndrimin e shqipërisë për të vijuar kontributin e saj paqeruajtës në Afganistan.

Duke folur në një konferencë për qeverisjen elektronike, Berisha u shpreh se kjo është një ngjarje e dhimbshme për vendin, por ne mbetemi të vendosur të japin kontributin tonë në këtë vend, paqja dhe stabiliteti i të cilit janë të rëndësishme për botën dhe Europën.

Një ditë më parë, gjatë një sulmi në Afganistan mbeti i vrarë një pjesëtar i misionit paqeruajtës shqiptar, ndërsa një tjetër u plagos rëndë./ G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›