E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do vijojmë reformën në arsim

Në konferencën për reformën e mësuesisë, Kryeminsitri Sali Berisha deklaroi se mësuesit janë përparësi e kësaj qeverise. "Kemi marrë vendimet ndoshta më të vështirat. Të dyfishosh pagat e mësuesve është një nga vendimet më të vishtira dhe ju garantoj se ka qenë një refomë e dhimbshme", tha ai.
Berisha tha se qeveria do bëjë çdo gjë që mësuesit të përmbushin misionin e tyre të madh.
"Me gjithë reformën arsimore ne nuk udhëhiqemi nga interesa elektorale. Ne do vijojmë reformën. Në këtë investim qendron gjithë potenciali për zhvillimin e vendit", tha Berisha.
Kreu i qeverisë ka dhënë edhe një herë mbështetje për sistemin e Bolonjës, duke deklaruar se nëse përshtatet si duhet është një sistem i mrekullueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›