E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia sekuestron shtëpinë e Dashamir Pezës

Policia ka sekuestruar shtëpinë e deputetit të PS-së, Dashamir Peza. Tre furgona policie kanë rrethuar shtëpinë e deputetit socialist.
Sekuestrimi është bërë pas një vendimi të qeverisë sipas së cilës shtëpinë do e marrë në dorëzim Instituti i Monumenteve .

Deputeti i PS-së, në një prononcim për "Ora News" deklaroi se shtëpia e vjetër që ka qenë muze, ku është zhvilluar Konferenca e Pezës, nuk ekziston më, por mbi të është ngtiru një ndërtesë e re prej tij. Sipas tij, sekuestrimi i shtëpisë është bërë nën drejtimin e kryeministrit Berisha, i cili nëpërmjet punonjësve të Ministrisë së Kulturës dhe punonjësve të Policisë kanë shkuar në shtëpinë e tij, pa asnjë dokument dhe kanë bërë sekuestrimin. "Ata kanë ardhur pa asnjë shkresë dhe kërkojnë të krijojnë këtë shantazh politik.
Sot më është bërë i ditur ky vendim qeverisë", tha ai.
Peza nënvizoi se ka qenë ai që ka ndërtuar në vitin 2001 një shtëpi të re mbi shtëpinë muze. "Shtëpia e vjetër që ka qenë muze është prishur në 1998 dhe unë kanë kontribuar për rrëzimin e saj dhe mbi të kam ndërtuar një shtëpi tërësisht të re në 2001 dhe e kam futur në proces legalizimi në 2008", shtoi ai. Peza theksoi se muzeu i vjetër nuk ekziston më .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›