Berisha Dobesia ime pasoje e nje viroze

Në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Sali Berisha
sqaroi se dobësia e tij gjatë fjalimit në 21-vjetorin e krijimit të
Partisë Demokratike ishte pasojë e një viroze, ndërsa siguroi se gjendja
e tij shëndetësore është shume e mirë dhe se kontrolli mjekësor tregoi
se nuk ka asnjë problem tjetër.
Gjatë fjalës së tij para vartësve, shefi i qeverisë vlerësoi punën e kryer për licensat, ndërsa theksoi se duhet të shqyrtohen edhe ankesat në këtë kuadër.
Kriza e borxheve, sipas kryeministrit do të jetë afatgjatë, ndërsa detyrë për vitin 2012 sipas Berishës do të jetë aplikimi i partneritetit privat në të gjitha fushat.
"Duhet një përqendrim shumë i madh në reformën ekonomike. Pa rritje ekonomike do të kishte ulje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve", tha Berisha.