Ne Butrint do te flitet shqip
Ndonese deshtoi organizimi i edicionit te 12-te i Festivalit Nderkombetar i Teatrit ne Butrint optimizmi se viti 2012 ka edhe 100-vjetorin e pavaresise i ka cuar ideatoret te nderrojne gjithe strukturen e organizimit. Drejtori artistik i Butrint 2000 Alfred Bualoti per standard ka treguar se si do te vije ky festival ne rastin e festes kombetare i cili do te zhvendoset ne tri qytete Sarande Vlore per te kurorezuar cmimin e pavaresise per trupen teatrore me te mire ne Tirane prane dates se pavaresise
Intervistoi Violeta Murati
Ndonese deshtoi organizimi i edicionit te 12-te i Festivalit Nderkombetar i Teatrit ne Butrint optimizmi se viti 2012 ka edhe 100-vjetorin e pavaresise i ka cuar ideatoret te nderrojne gjithe strukturen e organizimit. Drejtori artistik i Butrint 2000 Alfred Bualoti per standard ka treguar se si do te vije ky festival ne rastin e festes kombetare i cili do te zhvendoset ne tri qytete Sarande Vlore per te kurorezuar cmimin e pavaresise per trupen teatrore me te mire ne Tirane prane dates se pavaresise. Jane menduar tri faza e para nis ne korrik si cdo vit ne Butrint ku do te jene pjesemarres te huaj e shqiptare pa humbur nga koncepti i antikitetit ku per here te pare ne atmosferen e festivalit pritet te kete dhe perfshirjen e qytetit te Sarandes duke ngritur skena masive faza e dyte do te vijoje ne Vlore ne skene te mbyllur ku me se shumti do te jete nje parade e trupave shqiptare te teatrit nga te tri trevat e diaspora dhe faza e trete do te permbyllet ne Tirane nga nje perzgjedhje e shfaqjeve me te mira ne dy skenat e meparshme. Kjo dosje tashme eshte dorezuar ne ministri dhe po vendosen kontaktet e para me trupat pjesemarrese pa pasur ende nje kalendar perfundimtar. Shpresa me e madhe eshte te mbeshtetja qe do ti jape Ministria e Kultures festivalit. Mbi kete besim Bualoti vazhdon te mos heqe dore ku ne intervisten e meposhtme ka shpjeguar edhe momentet me delikate qe shoqerojne vazhdimisht kete event sidomos nga vete disa njerez te teatrit. Ndersa ne harten evropiane Butrinti skena antike eshte kthyer nje nga preferencat e regjisoreve sidomos atyre qe shkelin per here te pare.
Na njoftoni se ka ndryshuar struktura e festivalit te Butrintit. Cfare do te thote kjo
Kjo do te thote se festivali i Butrintit ne 100-vjetorin e pavaresise do te jete nje version ndoshta enkas per kete pervjetor qe nga pikepamja e struktures do te ndryshoje dicka. Tani e kemi vendosur per ta zhvilluar ne dy faza. Pavaresisht nga data ekzakte e pavaresise faza e pare nis ne korrik ne dhjete dite per te shkuar ne menyre simbolike ne rrenjet e vendit. Kjo do te thote se ne do ti flasim me shume shqip ne kete periudhe te 100-vjetorit me pjesemarrje te trupave shqiptare apo me trupa te huaja me shfaqje te perzgjedhura mire te cilat do te rrine prane teatrit shqiptar nga te gjitha trevat Kosova Maqedonia apo dhe diaspora. Pra festivali i Butrintit ne 100-vjetorin e pavaresise do te flase me se shumti shqip.
Kemi parasysh se eshte nje festival nderkombetar me nje profil antik. A shkelet koncepti
Keni te drejte kur flitet per konceptin por kur themi se ky festival do te jete enkas per kete 100-vjetor te pavaresise festivali do te kete rrugen e tij dhe do te vazhdoje krejt normalisht ne vitet e ardhshme. Por ne 100 vjet kemi menduar ta kemi kete afersi mundesi risi shpalosje te vlerave me te mira shqiptare per ti thene publikut se jemi ne eficence te plote eshte i pergjegjshem eshte me nivel. Ne kete drejtim ne do te punojme per fazen e dyte.
Cila do te jete permbajtja e saj
Faza e dyte do te jete dhjetediteshi i fundit i muajit shtator kur shfaqjet mendojme ti luajme ne qytetin e Vlores jo vetem nga pikepamja emblematike e qytetit por duke qene se eshte jo vetem qytet turistik por dhe tradicion. Duke qene se jemi me prane Tiranes do ta perfshijme dhe kryeqytetin pa te cilin nuk do te kuptohej 100 vjetori pasi eventi me i madh do te jete ketu. Tri shfaqjet me te mira qe do te kemi ne kete jave pra ne Vlore do ti kalojme ne Tirane. Kryeqyteti do te perfshihet brenda diteve te Butrintit duke qene pjese perberese e festivalit.
Nese ne Butrint shfaqjet luhen me specifiken e teatri te hapur antik ne Vlore dhe Tirane si do te procedohet
Duke pas parasysh specifiken e teatrit te hapur atehere ne fazen e dyte kemi mundesine te sjellim shfaqje jo vetem mund te luhen ne teater te hapur po dhe ne skena te mbyllura. Ne kemi menduar qe shfaqje me permasa te cilat luhen kudo sigurisht do te kene fatin te luhen edhe ne skena te mbyllura sepse shfaqjet e nivelit te larte luhen ne salla te mbyllura. Por nga pikepamja e specifikes struktures ato luhen edhe ne salla te hapura. Do bejme kujdes qe ndonje shfaqje e nivelit te larte ne Butrinti mund ti kthehet skenes se mbyllur. Por ne do te procedojme me shfaqje te tjera te cilat kane fuqine e vertete te tyre brenda skenave italiane ose skena klasike te mbyllura. Ne kete drejtim tre ose kater shfaqjet me te mira te luajtura ne Vlore do tia kalojme Tiranes.
Sic e dime tashme keni deshtuar nje vit te festivalit duke u gjendur perballe nje te papriture - mosfinancimi nga ministria ku gjithmone eshte folur per arken e pambushur te festivalit. Dosja e re ka nje kosto cmim. Kush do tjua jape sigurine se sivjet do te mbeshtetet financiarisht
Perpjekjet tona sigurisht nuk reshtin dhe duke qene koherente duke qene qytetare artiste prane problemeve qe ka vendi komuniteti shoqeria - pavaresisht ndihmes konkrete qe duhet te jepte dikush per te organizuar nje veprimtari qe nuk ishte e paket por u sherbente te gjitheve e nivelit te larte qe pavaresisht nga distanca puna qe bente i shkurtonte shume duke i bere te domosdoshme shfaqjet e veta.
Jo vetem per komunitetin e artisteve por ne menyre te vecante per te rinjte dhe te gjithe njerezit qe e kane ndjekur festivalin ne 11 edicione kane impresione te pashlyeshme. Por ka kohe qe kemi dorezuar projektin ne Ministri te Kultures me kete koncept te ri dhe shohim nje angazhim nga strukturat e ministrise. Kam sigurine dhe bindjen qe Ministria do te na mbeshtese ne nje menyre apo nje tjeter per shifren. Sigurisht edhe pse eshte 100 vjetori nuk mund te propozojme histori apo shifra te pamundshme por brenda nje normaliteti apo logjike ne duam te arrijme sa me shume qe do te thote angazhim te ministrise por do vazhdojme luften tone per mbeshtetjen nga Bashkia e Sarandes per pjesen e vet Bashkia e Vlores per pjesen e vet po ashtu dhe Tirane per mundesine qe do te kene nese do te jene te gatshem ne kete bashkepunim.
Mendojme se do te jete nje koordinim shume i mire per te arritur ate cfare i duhet 100-vjetorit si kontribut. Edhe shfaqjet qe do te jene ne Vlore perseri ato do te kene vulen e fjales shqipe nuk ka vetem teatri shqiptar qe i pershtaten ne teresine e vet Butrintit por ka edhe shfaqje shume te mira me pamundesine per te ardhur ne Butrint mund te flasin shume mire ne salla te mbyllura. Brenda festivalit ne teresine e vet do te kete edhe aktivitete plotesuese. Duke qene nje sezon turistik do te organizojme nje gje krejtesisht te vecante duke perfshire gjithe qytetin brenda me dhenien e shfaqjeve masive.
Kemi interes te sqarojme nje situate delikate te diskutuar per Butrintin gjithnje tek buxheti eshte thene se jeni aktiviteti qe i merrni me shume para ministrise. Cfare shifre do te kete kete vit dosja e pergatitjes se festivalit
Sigurisht ne raport me veprimtarite e tjera qe organizohen ketu eshte nje shifer me e madhe se te tjerat deri diku. Por po te shikojme se cfare ka festivali i Butrintit ne vetvete se si zhvillohet si ndertohet - shifra eshte minimale ne raport se cfare investimi bejne festivale te tjera analoge kudo ne rajon dhe Evrope. Festivali i Butrintit nuk eshte formalizem si te tjere ne vend qofte festivale te vogla apo ato mbarekombetare pasi festivali i Butrintit vetem dashakeqesia apo mediokriteti nuk shprehen ose flasin ne te kunderten - por artisti i vertete e ka shume te qarte se steka e nivelit te Butrintit eshte shume e larte dhe ajo i ben hije te forte atyre qe permenda me siper. Duke qene keshtu sigurisht qe festivali ka kerkesa shume te larta. Ka nje fature financiare te cilen do ta kerkojme qe ndoshta do te jete si cdo vit apo pak me e larte. Por rendesi ka ajo do te kete transparencen e vertete. Nje gje eshte e qarte se kjo fature financiare nuk shkon per njerez te jurirave apo historira cmimesh. Festivali i Butrintit nuk ka nga keto. Vetem sivjet do te kete nje cmim per shfaqjen me te mire qe do te jete qe ndoshta do ti kaloje permasat evropiane qe do te flase shume dhe nga ana tjeter festivali i Butrintit do te konturohet edhe nga nje aktivitet qe do te kerkonte dhe ky nje fature jo vetem i teatrit po me gjere. Ne kete drejtim paketa financiare e Butrintit jo vetem qe eshte e justifikueshme por eshte minimale. Duhet te sqaroj ne kete pike dicka sepse shume eshte folur nga njerez qe nuk kane qene dashamires te cilet kane xhelozuar mjaft ne raport me festivalin e Butrintit nga nivele jo fort te kendshme dhe ne menyre konkrete festivali jo vetem qe ka pasur rrugen e vet te zhvillimit te ngritjes por nga ana tjeter eshte bere ne nga etalonet me kompetitive. Per kete flasin jo vetem te huajt por dhe vete pjesemarresit ku menjehere permendet festivali madh i Butrintit. Si eshte e mundur kjo Sepse eshte i tille dhe ky festival nuk mundet ti ndaje si ne taven e mishit te pjekur formalisht ato pese leke dhe festivali nuk dihet se ku eshte. Por festivali i Butrintit ka pasur detyre pergjegjshmerine seriozitetin te bente festival ne radhe te pare te shkonte te festivali duke filluar qe nga skena e cila eshte uje asgje ku ndertohet miniinfrastruktura per te pritur trupa te nivelit te larte etj e ketu nis historia e atyre qe nuk e njohin nga tjerrin thashethemet nga me te cuditshme. Nga ana tjeter gjithcka eshte brenda dosjes se Butrintit jo vetem qe eshte kontrolluar nga auditimi por dhe nga supervizore qe vinin nga MTKRS ishin te mirepritur per te pare gjithcka qe ndodhte me buxhetin e Butrintit. Ne sot e kesaj dite ne nuk kemi asnje element te perfolur per buxhetin e harxhuar mirefilli ne festival.
Gjate veres festivalet qe organizohen u bete nje grupim si Poeteka Marie Kraja apo Dance Teater pavaresisht keto festivale u zhvilluan edhe pa mbeshtetjen e shtetit ju pse vendoset te mos e organizonit
Per keto festivale qe me thoni si Marie Kraja kane pasur mbeshtetje nga Ministria e Kultures me nje shifer jo te vogel. Ministria vazhdon te jape para per festivalet. Me vjen mire qe u jep por historia eshte se ne nuk mundeshim formalisht te benim dy dite apo tre dite festival pavaresisht ne nje moment te caktuar me ekipin e festivalit menduam te bejme dicka. Por festivali i Butrintit nuk ka permasa te tilla nuk mund te behet me dy dite. Vetem trupat qe vijne nga mijera kilometra nuk mund te reagojne per dy dite qendrimi i tyre eshte minimalja kater-pese dite. Gjithkush duhet ta mendoje se per te bere festivale te tilla sigurisht fatura nuk eshte qe kalon shkarazi por nga vlera qe sjell kompeticioni qe ka dhe risia atehere ai duhet mbeshtetur sa me fuqishem.
Ne mbrojtje te festivalit kur u be debati ju ishit i vetem nderkohe qe keni nje ekip nga pas qe organizon punet ne festival. Nga ana tjeter regjisori bullgar A. Morfov ardhur ne Shqiperi me shpresen per te ndjekur si spektator i festivalit eshte prekur nga deshtimi dhe ka reaguar fort ne mediat shqiptare. Ishte nje ze i vetem ku si kembane ndaj ministrise shtetit per te mos e leshuar kete festival. Ju si e shpjegoni
Nuk mendoj se jam i vetem sepse festivali i Butrintit ose Butrintit vete qe nuk i perket festivalit eshte bizhuteria e Mesdheut nuk i perket vetem Shqiperise. Eumlshte si autoresia e Kadarese qe nuk i perket me vetem vetes po vepra e tij eshte kudo sot neper bote. Keshtu dhe festivali i Butrintit ka miq njerez artiste te vertete te cilet e ndiejne e vleresojne dhe duan qe ai te jete ne eficence te plote. Regjisoret e huaj e kerkojne Butrintin per te vene shfaqjet e tyre ketu. Edhe ne Shqiperi jam i bindur pavaresisht si reagojne nuk ndiej se jam vetem por duhet te kishte bere shume me teper komuniteti artistik per festivalin. Por me shume se ky komunitet vete organizmat shteterore duhet te kishin marre nje vendim me sensibel per festivalin. Por kjo nuk ndodhi por nuk do te thote se nuk do te jene per vitin e ardhshem.
Folet per nje numer te madh shfaqjesh qe do te jepen ne Butrint Vlore dhe Tirane. Konkretisht a eshte percaktuar kalendari i tyre cilat do te jene
Jemi akoma ne kerkim dhe nuk jane percaktuar saktesisht se cilet do te jene. Ne fillim te ketij viti do ta kemi gati kalendarin e shfaqjeve sepse festivali e mbyll shume shpjet programin pasi trupat qe vijne ne Butrint kane nje axhende shume te ngjeshur dhe ne jemi te detyruar te marrim vendim per to. Se fundi po permend nje trupe e cila ka pak dite qe na ka derguar kerkesen e vet nga Londra per te qene pjesemarrese ne Butrint. Kane nje shfaqje te Ibsenit teatri nderkombetar me emrin e shkrimtarit qe e kane quajtur Per Gynti rapsodik veper muzikore shume interesante. Jane regjisore te shquar me cv shume te medha pra ne kete drejtim jemi ne kerkim te kontakteve. Kam qene ne Prishtine do shkoj ne Shkup per nje shfaqje tjeter. Jam shume i kenaqur me shfaqjen Nata e dymbedhjete te Prishtines... pra ne kete drejtim puna jone ka filluar. Jemi nje ekip jane shume selektore.
Trupat shqiptare qe mendohet te konkurroje per cmimin e pavaresise si eshte parashikuar te perballen
Kjo do te jete dhe faza permbyllese perpara dites se pavaresise ku kemi menduar te japim edhe nje cmim per shfaqjen me te mire ne 100-vjetorin e pavaresise.
Per kete eshte vendosur qe te ngrihet nje juri me se shumti me gazetare dhe kritike. Nuk do te jene artiste sic ndodh rendom. Do perzgjedhin shfaqjen me te mire pa asnje ekuivok dhe ketu do mbyllet cdo histori. Nga keto prurjet qe do kemi do vendoset shfaqja fituese. Nuk do i permbahet konceptit te pavaresise por do te jete shfaqje e nivelit me e madhe pavaresisht nese i flet pavaresise apo antikitetit.
Meqe eshte festivali nderkombetar i Butrintit sivjet do te jete kaq nacional e do te flase shqip ju jeni njeri qe pothuaj njihni te gjitha prurjet e teatrit shqip. A mendoni se eshte nje vit i mbare se ka shfaqje me interes per festivalin
Po mendoj se ka shfaqje me interes per festivalin. Aq me teper se do mendojne edhe per skenen e mbyllur ne Vlore dhe Tirane duke qene keshtu me se paku do jene ne Butrint. Koha eshte para deri ne vere mendoj se do kete prurje. Keto shfaqje pavaresisht konceptit te Butrintit ato do kene driten e skenes se mbyllur. Jo pa qellim e kemi bere kete qe te kemi prurje te medha.
Gjithmone festivali ka pasur nje ane te erret per pjesen qe nuk njohin organizmin e saj. Ekipi qe merret me festivalin cili eshte cili eshte stafi
Stafi i festivalit eshte neper libra nuk eshte i panjohur. Por ketu ka historira te paditura duke mos njohur ne menyre konkrete cili eshte organizimi apo stafi i festivalit. Stafi eshte shume i gjere ata qe punojne drejtperdrejt dhe ata qe punojne ne menyre te terthorte. Tashme eshte e njohur se ne kemi dy presidente nderi te Butrintit regjisorin e shquar grek Teodor Teozorpulos dhe se fundi Aleksander Morfov jo vetem i lidhur me festivalin por ju e dini shume mire qe u shpreh sivjet ne intervisten e tij se si eshte e mundur qe u nderpre festivali kur tashme disa regjisore te shquar te Evropes jane te interesuar per te ardhur ne Butrint. Nga ana tjeter kemi disa koordinatorene Maqedoni Beograd France Spanje bullgari qe eshte regjisori yne Zerudin Dokle ne Itali etj. Ndersa ne Shqiperi kemi aktoren Rajmonda Bulkun Elvira Diamantin Dritan Borici Andon Cezarin etj moderatorin e festivalit Stefan Capaliku qe drejton konferencat e ben debatin. Kemi te bejme me kete ekip qe eshte gjithmone prane festivalit debaton per te pastaj nuk behet fjale per njerezit qe ndjekin festivalin. Cdo vit rregullisht eshte ndjekur nga nje numer jo i vogel gazetaresh kritiket qe nga njerezit te cilet ftohen por jo se ata i detyrohen festivalit por thirren si personalitete. Po ashtu kenaqem kur takoj te rinjte te cilet nuk me pyesin nese po bej ndonje veper por me pyesin se cfare po behet per festivalin e Butrintit si dritare per ta. Kjo me ngazellen dhe jam i bindur nga bisedat me to se e duan fort festivalin e Butrintit nuk duan tju mungoje atyre. Ka nga ata te rinj madje qe jane shprehur se mua me beri regjisor festivali i Butrintit
Nuk po flasim per marketingun financier menaxherin per marredheniet me jashte etj keto jane emra qe i ka struktura e festivalit kur vjen puna e organizimit. Pra eshte nje ekip i madh qe punon per festivalin. Por cfare ndodh ne skemi godine ne sjemi buxhetore ne kuptimin e rrogave por gjithcka eshte vullnetare dhe sigurisht e shperblyer kur vjen koha e organizimit sezonit te festivalit.