Berisha: Duhet të ndryshojë historia e periudhës komuniste
Kryeministri Berisha i është referuar sot ndryshimit të ligjit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë duke shtuar se me këtë amendim zgjerohet spektri i përfituesve nga ligji.
Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha theksoi se në ligjin ekzistues është bërë një intepretim jo korrekt i veprave për të cilët janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtatrët e regjimit.
“Janë sajuar shpifje dhe akuza ndër më mosturiozet vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentat autentike faktojnë platformën e krijuar me dorën e diktatorit, platformën e ekzekutimit të kundërshtarëve politik pa gjyq, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan partinë komuniste shqiptare” ka theksuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha ka kërkuar ndryshimin e historisë së periudhës së komunizmit pasi sipas tij nuk reflekton të vërtetën ndërsa ka shtuar se është tragjike që edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur të vërtetën tragjike që përjetoi populli ynë në mënyrën më mizore.
“Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funskion të kultit të tij dhe akoma Europa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historiam shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky është mbreti Zog pasi në programet e tij ai vendosi një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurtë që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi por ajo është një histori dritëhijesh” ka shtuar më tej Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi nga ministria e kulturës të paraqesë në qeveri edhe kërkesën për ndërtimin e muzeut historik në Spaç.
“Muzeu duhet të simbolizojë të gjithë ligësinë. Nuk mund të shkojmë drej 100 vjetorit pa rideminsionuar historinë tonë.Kujtesa kombëtare është e domosdoshme sepse ne jemi komb që duhet të mësojmë për të ndërtuar të ardhmen, duke njohur edhe atë që përjetuam” ka theksuar Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar vitit të ri akademik theksoi se sot qeveria do të miratojë sot edhe kuotat e pranimit të studentëve me kohë të pjesshme ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë rritje të kuotave për këtë vit akademik.
“Nuk ka rritje të kuotave ka një favorizim legjitim të kategorive më të injoruara, më të diskriminuara siç janë romët të përndjekurit dhe personat me aftësi të kufizuar. Këtë vit ulen në universitet e vendit me kohë të plotë dhe të pjeshme rreth 37 mijë shqiptarë çka përbën një arritje të madhe, përbën një dëshmi të funksionit të platformës sonë. Kjo është një arritje e madhe pasi këtë vit 70 përqind e atyre që mbarojnë shkollën e mesme ulen në univeristete” ka theksuar Berisha.