KFOR dhe EULEX, në veri. Asnjë i arrestuar
KOSOVE- Aksioni i forcave të EULEX-it dhe KFOR-it ne veri ka perfunduar pa asnje te ndaluar.
Sipas Kosovapress aksioni nisi mengjesin e sotem, kur pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it u nisen në veri, përkatësisht në fshatin Zupç në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Operacioni synonte kapjen e autorëve te vrasjes se policit Enver Zybmeri.
Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se nuk ka të arrestuar dhe as konfiskim të armëve, ndërkohë që janë bastisur tre shtëpi.