E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Sërish incidente etnike në Maqedoni, kërcënohet gazetari Llala

Tiranë- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë të ditur se në Maqedoni është shënuar një tjetër incident ndëretnik.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp thuhet se një grup maqedonasish kanë kërcënuar gazetarin dhe historianin Arben Llalla, për shkak të aktivitetit të tij patriotik.

Në vazhdën e një sërë incidenteve të dhunshme, ku kanë mbetur të plagosur një numër shqiptarësh të Maqedonisë, vetëm dhe vetëm për shkak të etnisë së tyre, pas plagosjes së nxënësve shqiptarë në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, pas fyerje të vazhdueshme në sallat sportive të Maqedonisë kundër kombit shqiptar, një tjetër incident me karakter etnik ndodhi në Tetovë. Gazetari dhe historiani Arben Llalla, në prani të fëmijës së tij u fye dhe u kërcënua nga një grup maqedonasish vetëm për shkak të aktivitetit të tij patriotik. Për më tepër, ai u arrestua për prishje të rendit publik, ndonëse ishte viktimë e një sulmi etnik nga ana e një grupi të rinjsh maqedonas- thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se vetë policia maqedonase nuk ka marrë asnjë masë ndaj agresorëv,  dhe sipas PDIU- së këto veprime cënojnë marrëdhënien midis dy vendeve.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›