Këshilli i Madateve pa marrëveshje, mandati i Seserit në Kushtetuese
I mbledhur gjatë pasdites Këshilli i Mandateve ka dështuar në marrjen e një vendimi për zëvendësimin e mandatit të deputetes se PS-së Rudina Seseri. Burime nga mbledhja e Këshillit, e cila nisi në 18:00 dhe përfundoi në 19:45 thanë për Ora News se mazhoranca do të dërgojë për interpretim këtë mandat në Gjykatën Kushtetuese.Ky vendim i demokratëve vjen nga refuzimi i Gjon Bardhit, per te zevendesuar Seserin, pasi ai vete ka zgjedhur të mbajë detyrën e kryebashkiakut të Fushë Krujës.
Mbi bazën e kësaj deklarate, PS-ja kërkoi në mbledhje se mandati duhej t’i jepej Edison Konomit, personit që është pas Bardhit në listën e deputetëve. Por PD-ja e ka kontestuar një kërkesë të tillë, duke theksuar se Bardhi mban një mandat të paligjshëm dhe se kjo zgjidhet duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet te jape interpretimin për vlefshmërinë e mandatit.
Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes më 16 dhjetor dhe sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS-së për qarkun e Durrësit të merrte mandatin e saj.