Berisha: E mirëpresim një baze të raketave amerikane
Shqipëria do të pranonte ngritjen e një baze raketash nga amerikanët në territorin e saj. Kështu është përgjigjur kreu i qeverisë shqiptare i pyetur nga agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass. Berisha shtoi se nga SHBA s'e ka bere ende kërkesë të tillë për palën shqiptare
MOSKE-Shqipëria nuk është aspak kundër vendosjes së ngritjes së një baze raketore të SHBA-ve në territorin e saj, u shpreh kryeministri Sali Berisha i cituar nga agjencia e lajmeve ruse Itar-Tass.
“Shqipëria nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por shteti shqiptar shprehet i vendosur që në rast se do të bëhej një e tillë, përgjigja do të ishte, po”, tha Berisha kur e pyetën për të komentuar mbi raportet e medias se Uashingtonit se ndër mundësitë për zgjedhje për të ngritur baza të tilla ishin vende si Shqipëria, Polonia dhe Republika Çeke.
"Si një vend anëtar i NATO-s dhe si një partner strategjik i SHBA-ve, Shqipëria do ti përgjigjej pozitivisht kërkesës që do mund të na bënin amerikanët”, tha Berisha duke shtuar se “ky do të ishte dhe kontributi i Shqipërisë për ruajtjen e sigurisë në Botë”.
Ai kujtoi për agjencinë se NATO nënshkroi protokollet e pranimit të Shqipëris në strukturat e saj në 9 korrik 2008 dhe se Shqipëria aspiron që në Samitin e Strasburgut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Në gusht të vitti 2008, SHBA dhe Polonia nënshkruan një marrëveshje zyrtare për vendosjen e 10 bazave raketore interceptors në territorin e Polonisë, pjesë kjo e një sistemi më të madh që do të përfshinte një sistem radari në Republikën Çeke.
Rusia ka qenë gjithmonë kundër SHBA-ve, sa i përket planit për baza raketore. Për këtë Rusia ka kërcënuar se do të dërgojë nje sistemi të raketave me rreze te shkurter në Kaliningrad, në kufi me polakët si kundërpërgjigje ndaj Polonisë.
Më 14 shkurt 2009, Ministri i jashtëm polak Radoslaw Sikorski u citua nga agjencia e lajmeve Xinhua se qeveria ishte e gatshme për të përfunduar bisedimet me SHBA për "një paketë vendimesh që kishte si kryesore bashkëpunimin në kuadër të këtyre bazave raketore."
"Ne e kuptojmë se një vendim përfundimtar mbi këto baza raketash do të merret nga Presidenti Barack Obama administratës," ka thënë Sikorski kundrejt zhurmës për ngritjen e këtyre bazave.
(d.b/BalkanWeb)