E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet e Qershorit, do jenë më të mirat

Në fjalën e tij përshendetëse në konferencën e zhvilluar sot në Tiranë "Karta e Adriatikut", kreu i qeverisë shqiptare komentoi zgjedhjet qe pritet te zhvillohen ne 28 Qershor dhe bashkëpunimin konkret që ka patur me opozitën 

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha garantoi sot para delegacioneve të vendeve të pranishme në Konferencën e “Kartës së Adriatikut” se Qeveria që ai drejton do të zhvillojë zgjedhjet më të mira që ka patur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve. Në fjalën e tij përshendetëse në konferencën e zhvilluar sot në Tiranë "Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor", kreu i qeverisë shqiptare komentoi zgjedhjet e pritshme dhe bashkëpunimin që ka patur me opozitën. “Së bashku me opozitën qeveria ka marrë reforma shumë të rëndësishme në fushën e drejtësisë, reforma kushtetuese dhe zgjedhore, të cilat premtojnë për standarde të një niveli më të lartë demokratik në Shqipëri”.
Duke vënë në dukje faktin se Shqipëria pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në qershor të këtij viti, Kryeministri garantoi se “qeveria është e vendosur për zgjedhjet më të mira që vendi ka njohur ndonjëherë”. Në këtë drejtim, Kryeministri ftoi të gjitha vendet që të sjellin vëzhgues në këto zgjedhje.
Konferenca “Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor” organizohet nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve të Parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Punimet e Koinferencës do të vazhdojnë edhe nesër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›