E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy mjekë nën hetim për vdekjen e një gruaje shtatzënë

 

TIRANE-Dy mjeke te spitalit obstetrik Gjinekologjik në Tirane akuzohen per mjekim te pakujdesshem me pasoje vdekjen e nje pacienteje. Prokuroria e Tiranes ka mbyllur dosjen hetimore ndaj dy mjekeve dhe e ka dorezuar ate ne gjykaten e Tiranes. Shqyrtimi i ceshtjes pritet te nise ne muajin mars dhe shorti ka perzgjedhur gjyqtarin ilir Celiku. Ngjarja ka ndodhur ne 7 korrik te 2007 ku viktima Arta Huldedaj nje muaj shtatzene ka mberritur ne gjende te rende shendetesore nga rrethi i Dibres. Dy mjeket gjinekologe e kane percjelle ate ne Spitalin Ushtarak me pretendimin se ishte helmuar. Pas disa sorrollatjeve gruaja shtatzene eshte rikthyer serish ne spitalin gjinekologjik ku dhe ka gjetur vdekjen. Pas kesaj prokuroria e Tiranes ka marre ne pergjegjesi penale dy mjeket Avenir Balili dhe Shpresa Thomaj. Burime nga prokuroria pohojne se dy mjeket kane mbajtur qendrim mohues ndaj akuzes. Dy mjeket do gjykohen ne gjendje te lire.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›