E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Edhe vellai i Bamirit ka votuar e do votoje per ne

Te tjera rreth shkrimit Rama Ja perrallat e kryeministrit TIRANE - Kryeministri Berisha vendosi kete te marte te bashkebisedoje me gazetaret per pikat me te nxehta te politikes se dites. I pyetur nga drejtoresha e gazetes Shqiptarja.com Anila Basha per divorcin e deputetit Gazmend Oketa me PD Berisha deklaroi se shkaqet e prishjes se kesaj marredhenie nuk lidhen me Partine Demokratike por me lidhjen e Oketes me Bamir Topin.

Ne memorien time Oketa si deputet apo edhe kur ishte minister ska ngritur kurre probleme ne mbledhjet e grupit. Te besoj une se ish ministri i mbrojtjes ishte frikacak kjo nuk me vjen per shtat me problematiken. Deputeti Oketa ka marre pjese rregullisht ne mbledhje deri ne tetor dhe nuk ka ngritur ndonjehere asnje problem mes kolegeve. Shkaqet e ketij divorci duhet ti kerkojme tjeterkund tha kryeministri.

Ai tha se nuk i ka kerkuar askujt llogari pse ngrene shqetesime ne mbledhje grupi.
Oketa ka bere zgjedhje tjeter. Keqardhje kam se hyri si perfaqesues i nje brezi te ri dhe u largua si nje Namik Dokle nga PD. Kuvendi dhe muret e tij kane memorie. Ndodhi ne vitin 1991 qe kurban per Ramiz Aline Dokle pranoi te marre vetem voten e tij. Ne vitin 2012 kurban per Bamir Topin Oketa te marre voten e tij. Kete Oketa nuk duhet tia bente vetes se tij deklaroi kreu i qeverise.

PARTIA E TOPIT
Kryeministri Berisha eshte pyetur sot edhe per mundesine e largimit te deputeteve te tjere te djashte vec Oketes drejt partise se Bamir Topit.
Nga ata qe votuan per Edi Ramen Edhe vellai i Bamir Topit ka votuar per mua. Shko merre ne telefon Flamurin dhe pyete po nuk te tha qe ka votuar per mua. Kreu i qeverise ka ironizuar si Aleanca Portokalli levizjen e drejtuar nga ish-zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu.

PRESIDENTI
kryeministri Berisha ka siguruar se presidenti i ri i vendit do dale nga e djathta dhe per kete Kushtetua nuk ndryshon.
Jemi te hapur te diskutojme kandidaturat per president Republike por ne cdo rrethane mbetemi te vendosur ti japim vendit nje president ne perputhje me Kushtetuten. Do te ishte qesharake jo serioze qe ne te zevendesonim Kushtetuten me forma te tjera te paparashikuara. Periudha ne te cilen ne presidentin e zgjidhnim me 3/5 morri fund ne vitin 2008 me nje marreveshje per ndryshimin e Kushtetutes se vendit. Arsyetimi i atij ndryshimi eshte jashtezakonisht solid relacioni qe shoqeron ate ndryshim fakton se qellimi me madhor eshte te parandalohet nje krize institucionale eshte parandalimi i futjes se Shqiperise ne nje elektroshok zgjedhor njevjecar. Vendi nga i cili u morr ky model kushtetute ishte Kushtetuta greke nje Kushtetute shume e mire pervec ketij neni. Ne kryesine e PD nuk di ndonjerin qe mund te me thuash se ky nuk ka kapacitetet per te qene President i Republikes. Vleresimet jane individuale tha kryeministri.

NDRYSHIMET NE QEVERI
Kryeministri Berisha nuk perjashton ndryshime ne kabinetin qeveritar nese kerkesat e LSI nuk dalin jashte marreveshjes se 2009-tes. LSI eshte ne qeveri me marreveshje. Jam i detyruar te respektuar vullnetin e saj ne perputhje me permasat e marreveshjes.

KONSENSUSI PER REFORMAT
Sipas Berishes Rama e di qe nuk mund te behet kurre kryeminister dhe per kete arsye kerkon te bllokoje serish punen e parlamentit.
Rama voton fshehtas dekretet e presidentit. Por une them te behet votimi nominal. Por smund te behet kurre qe dekreti i presidentit te votohet fshehtas. Cfare ndodhi sot qe nga fillimi i viteve 800 qe nga koha e bonapartit dhe deri sot denimi kolektiv nuk ekziston. Nuk e kishin as edhe kodet e eterve shpirterore te Edi Rames. Vendimi i keshillit te ministrave dhe parlmanetit eshte vendim kolektiv dhe te kerkosh denim kolektiv eshte kerkesa me ekstreme dhe me e zeze qe mu te besh. Kete paraqiten sot perfaqesuesit e PS dhe kjo dite do shenohet.

HETIMET PER 21 JANARIN
Kryeministri Sali Berisha akuzoi prokurorine se shkel hetimet duke nxjerre te dhena nga dosjet e hetimit.
Prokuroria nxjerr cdo dite me politike apo me para fakte te reja per 21 janarin.

ZGJEDHJET NE PD
Lideri i mazhorances ka dekalruar sot se emri i ri i presidentit te vendit do te dale nje muaj perpara mandatit te presidentit aktual.
Smund te nxitohemi te nxjerrim emrin e presidentit te ri kur Topi ka ende disa muaj ne detyre. Ne respekt te institucionit te presidences emri do dale atehere kur e cakton Kushtetuta.

MARREVESHJA KOSOVE ndash SERBI
Marreveshja e arritur mes Kosoves dhe Serbise sipas kryeministrit Berisha u bazua ne intersin reciprok te ardhmen europiane te dy vendeve. Eshte nje akt i nje rendesie madhore per Kosoven. Aty u be nje kompromis nga te dy palet por te jemi te drejte dy palet e bene per te njejtin qellim per te ardhen ne rrugen evropiane. Kosova pranoi Fusnoten sepse e kishte te domosdoshme. Keta ka dicka madhore qe ka te beje me perspektiven evropiane te saj. Me e mira do ishte te mos kishte nevoje nga asnje fusnote por ky eshte realiteti. Kosova pranoi te mos citohej direkt deklarata e Pavaresise por nga vendimi i Gjykates Eshte e njejta gje. Ketu nuk kemi te bejme me asnje cenim.

PAGAT DHE ENERGJIA
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria eshte e gatshme te beje ndryshime ne buxhetin e shtetit per te siguruar energjine ne keto dite te ftohta dimri. Jemi te gatshem te ndryshojme buxhetin per energjine. Do te bejme te pamunduren qe vendit te mos i kthehen nderprerjet e energjise.
Sipas tij projekti me madhor i mandatit qe vjen eshte gazifikimi i Shqiperise Kjo do te thote ndryshim cilesor ne jeten e familjeve shqiptare tha Berisha.
Sa i takon pagave ai konfirmoi se rritja e tyre do te behet me 1 korrik te ketij viti.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›