Berisha: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, nuk ra në recesion
Kryeministri: Kriza në eurozonë sot, nga disfunksionimi i shtetit ligjor – Shqipëria u prek në mesin e viteve ’90-të
Kryeministri Berisha i adresohet Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë, i cili zhvillon punimet në Strasburg. Në forumin ku merrnin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj, u trajtuan një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si; “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”. Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës iu adresua Forumit me një fjalë, në sesionin me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”. Kryeministri e vlerësoi Forumin si një iniciativë të shkëlqyer të Këshillit të Evropës, i cili trajton tema thelbësore, në kohën e zhvillimeve të rëndësishme që kanë përfshirë rajonin dhe botën lidhur me lirinë, demokracinë dhe vlerat themelore Në fjalën e tij, Kryeministri bëri një prezantim të ecurisë dhe zhvillimit të Shqipërisë përgjatë 20 viteve, të sfidave me të cilat ëhstë përballur vendi, drejt konsolidimit të demokracisë dhe tregut të lirë.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, që në emër të Presidencës Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, të përshëndes Forumin e Parë Botëror mbi Demokracinë. Kjo përbën një iniciativë të shkëlqyer të Këshillit të Europës. Është një aktivitet, i cili jo vetëm trajton një temë të një rëndësie të madhe, por është gjithashtu i vendosur shumë mirë në kohë, duke marrë parasysh zhvillimet e rëndësishme që kanë përfshirë rajonin dhe planetin tonë lidhur me lirinë, demokracinë dhe vlerat themelore, të cilat janë në thelb të misionit të Këshillit të Europës. Prandaj, në emër të Presidencës Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen folësve të nderuar, miqve dhe pjesëmarrësve në këtë forum, si dhe të shpreh urimet më të përzemërta për suksesin e kësaj iniciative të rëndësishme. Z. President, Tema e zgjedhur është një temë themelore “A ka nevojë tregu për demokracinë dhe anasjelltas”. Kriza e thelle financiare dhe ekonomike e vendeve perëndimore ka çelur një debat të gjerë, jo rrallë, ideologjikisht i motivuar për funksionimin e sistemit te bazuar në dy vlerat më themelore të qytetërimit perëndimor: ekonominë e tregut dhe demokracinë. Janë këto dy vlera, që te binjakezuara në një rreth virtuoz, kane përbëre makinerinë e lëvizjes perpetuale, e cila ka mbështetur zhvillimin dhe prosperitetin e qytetërimeve perëndimore. Sot ngrihen pyetje serioze mbi drejtësinë e sistemit kapitalist. Ekziston një tendence ne rritje qe vë ne diskutim ky model, madje ndërveprimi kundërthënës i këtyre vlerave te konsiderohet si faktor përcaktues i krizës aktuale. Tema që diskutojmë sot ka patur pyetje të shpeshta, mbi faktin a ka nevoje tregu për demokracinë? Unë dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje duke e ilustruar me rastin e Shqipërisë, dhe jo sepse Shqipëria është një vend i madh, apo ekonomia e saj është e rëndësishme, por për disa arsye të tjera. Të dashur miq, Shqipëria është një rast unik, sepse 20 vjet më parë e filloi nga zero. Vendi im hyri në vitet ’90 si vendi në të cilin prona private, iniciativa e lirë, liritë dhe të drejtat themelore te njeriut ishin të ndaluara me Kushtetutë. 20 vjet më parë, vendi im, i cili është i vendosur në zemër të Evropës, renditej si vendi i tretë më i varfër në bote, pas Ugandës dhe Angolës me vetëm 204 USD për fryme, ishte më të vërtet një vend ku koha kishte ndalur. Pas rënies së perdes së hekurt, vendi im përqafoi rrugën e ekonomisë së tregut dhe demokracisë. 20 vjet më vonë, ajo çfarë Shqipëria arriti në këtë kohë, nga vendi , i cili kishte nga të ardhurat më të ulëta për frymë në botë, sot renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme – te larta, me 9000 USD për fryme. Vendi, që ishte një nga vendet më pak të urbanizuara në botë, gjatë këtyre viteve ka patur normën më të shpejtë të urbanizimit. Ajo çfarë arritën shqiptarët në 20 vjet, iu desh disa vendeve të zhvilluara për ta arritur nga 60, në 120 vjet. Gjatë këtyre 20 vjetëve zhvillim, Shqipëria ende nuk është bërë një vend i zhvilluar, por ka arritur disa tregues të vendeve të zhvilluara. Sot vdekshmëria foshnjore dhe ajo amtare janë një shifrore, ka jetëgjatësi shumë të përafërt apo të barabartë me nivelin e vendeve të zhvilluara. Vdekshmëria e përgjithshme është më e ulët se të gjitha vendet ish komuniste, që dolën nga diktatura. 10 vjet më parë vendi im kishtë numrin e banesave për 1000 njerëz, me të vogël të se çdo vend europian në vitet 80. Por, 10 vjet më vonë vendi im, ka lënë mbrapa 5 vende anëtare të OECD në këtë aspekt. Ne kemi arritur disa indekse shumë të mira përsa i përket edukimit, si në universitete ashtu edhe në shkollat e mesme. Sistemi shëndetësor duhet përmirësuar, por për momentin renditet i treti për aksesin më të lehtë në Europë. Ekonomia e vendit tim është e vogël, por një ekonomi e qëndrueshme, e cila nuk ra në recension. Gjatë krizës së viteve të fundit, ekonomia shqiptare njohu një rritje prej katër herë më shumë, se sa mesatarja e ekonomive të rajonit. Investimet e huaja direkte në katër vite janë rritur 315%, në 6 vjet eksportet u zhvilluan shumë dhe u trefishuan. Është e vërtetë që ekonomia i ndjeu pasojat e kësaj krize, por unë besoj se Shqipëria ka shumë arsye për të qëne e lumtur me rrugën që ka zgjedhur. Shqipëria provon se ekonomia e tregut dhe demokracia nuk ka të bëjë vetëm me privatizimet, liberalizimin dhe zgjedhjet e lira. Në këtë udhëtim vendi im u përballë më një nga krizat më të vështira që ishte kriza e skemave piramidale. Nga mesi i viteve ‘90, shqiptarët humbën kursimet e tyre në skemat Ponzi dhe fonde investimi. Në atë kohë Shqipëria kishte një vakum të plotë të ligjeve që i ndalonin ato, të bordeve që duhej të kontrollonin tregjet financiare jobankare. Që tregjet të zhvillohen shëndetshëm shteti ligjor është jetësor dhe vendimtar. Për shkak të atij vakumi vendi im u përball me atë krizë. Por, edhe 10 vjet më vonë, nuk ishte Shqipëria që u përball me këtë lloj krize, por disa vende perëndimorë shumë të zhvilluar, që u përballën pothuajse në mënyrë identike me atë çfarë u përball Shqipëria në vitet ‘90. Ata nuk kishin vakuum në ligje, përkundrazi kishin ligje shumë të mira. Nuk kishin vakuum në borde, përkundrazi kishin borde ndër me të kualifikuarat për të vëzhguar tregjet bankare dhe jobankare. Por ajo që ndodhi ishte se elita financiare dhe bankare dominoi ligjet, i bëri bordet të heshtin për të mbrojtur interesat e tyre egoiste. Në këtë rast, një disfunksionim i shtetit ligjor ishte në themel të krizës që ishte një lloj krize si ajo e skemave piramidale shqiptare. Ka një raport reciprok midis tregut dhe demokracisë. Si mjek që jam, do të doja ta krahasoj atë me marrëdhënien që ekziston midis koshiencës dhe subkoshiencës, një marrëdhënie jetësore për performancën njerëzore dhe qeniet njerëzore. Vetë demokracia është jetësore dhe vendimtare, por gjithashtu nëse shikojmë veprimin e saj, padyshim mund të sjellë disa shtrembërime në treg. Le të shikojmë Evropën sot. Jemi këtu në një nga rajonet më të begata, por 11% e njerëzve të botës janë duke konsumuar 50% të faturës sociale të botës, në një kohë kur ata po prodhojnë rreth 17% të GDP të botës. A është i mbingarkuar tregu në këtë rast? Duket se po. Problemi që shtrohet është se elitat qeveritare duhet të ndërmarrin reforma shumë serioze, opinioni publik nuk është shumë mbështetës, sepse nuk janë të bindur se festa mbaroi. Problemi i tretë madhor lidhet me tregun e punës. Demokracia i ka vendosur tregut disa kufizime serioze dhe tregu i punës sot është më shumë i ngurtë se sa fleksibël. Në shpresojmë se përdorimi i lirive është mënyra e vetme për të kaluar këtë krizë. Kjo është një nga qindra krizat me të cilën sistemi është përballur prej viteve 70 deri më sot. Sistemi ka potencial për tu reformuar prandaj besoj se ai është më i mirë, dhe ta vendosësh në pikëpyetje është e gabuar.
...