Berisha Ekonomiku lider ne reformimin dhe progresin e botes universitare
Fakulteti i Ekonomisë ka tashmë një godine multifunksionale, e cila do i shërbejë shkollës master në këtë fakultet. Në përurimin e kësaj godine të re ka marrë pjesë edhe kryeministri Berisha, i cili vizitoi ambientet moderne të sekretarisë dixhitale të informatizuar, tre laboratorët e rinj të informatikës dhe shkollën e re të doktoraturës e të masterit duke e cilësuar lider këtë fakultet në reformimin dhe progresin e botës universitare.
Shkolla e re e Doktoraturës është perceptuar në një mënyrë krejt të re, me funksione të dixhitalizuara dhe nga ku mbrojta e dizertacioneve të doktorantëve do transmetohet online në faqe të uebit të Fakultetit. Në të është instaluar edhe salla e videokonferencës që mundëson studentët të kenë për udhëheqës edhe pedagogë të huaj. Kryeministri pa nga afër investimin e bërë në këtë fakultet prej 60.7ml lekësh I cili përmirëson kushtet e mësimdhënies në auditore duke modernizuar më tej këtë process. Kryeministri nënvizoi mbështetjen e qeverisë për arsimimin e të rinjve duke u shprehur kundër cdo rritje të taksimit të të rinjve në mënyrë që atyre të mos u privohet mundësia e shkollimit për shkak të mungesës së të ardhurave.
Me angazhimin e studentëve, stafeve akademikë dhe reformave të thella, krizën ekonomike europiane do ta shndrrojmë në një mundësi të re për ekonominë shqiptare tha kreu i qeverisë, sepse ekonomia shqiptare është e bazuar kryekëput në lirinë ekonomike dhe se është bërë një përpjekje e madhe për të hequr sa më shuam nga burokracitë mbi biznesin.
Ndërsa e konsideroi një arritje të madhe për shoqërinë shqiptare mbitrefishimin e numri të studentëve, Kryeministri tha se ky zhvillim i shpejtë nxjerr problemin e cilësisë. Rritja e cilësisë, tha Kryeministri, ka kusht më kryesor lirinë akademike dhe autonominë e universiteteve. Ndaj qeveria do të bëjë gjithçka për konsolidimin e mëtejshëm të autonomisë universitare dhe zgjerimin më të madh të lirisë akademike, të lirisë së debatit dhe të lirisë së kërkimit shkencor. Ministria e Arsimit do të nisë së shpejti një diskutim me rektorin e dekanët, për të shtuar numrin e pedagogëve në fakultete dhe ndërtimin sa më shpejt të kampusit universitar.