Grabitet nje argjendari ne Tirane arrestohen autoret

Dy persona kanë grabitur një argjendari pranë zonës së Selvisë në kryeqytet. Klodian Martini dhe Redi Rolli, të cilët mbanin kapele në kokë kanë hyrë në argjendari, kanë thyer xhamin ku mbaheshin florinjtë dhe janë larguar me shpejtësi me motor pasi kanë marrë 4 tabakë me florinj. Policia ka arritur të arrestojë autorët në kohë rekord, ndërsa autorët kanë djegur motorin me të cilin kanë kryer grabitjen në afërsi të Domjes. Sipas burimeve paraprake njëri nga autorët, Redi Rolli është person me precedentë penal, i dënuar më parë për vrasje. Sipas burimeve paraprake mësohet se argjendaria e grabitur është e vajzës së Rrapo Sinanajt, argjendari i cili gjeti vdekjen 1 vit më parë në argjendarinë e tij nga vrasësi serial Viktor Gushi. Policia ka arrestuar menjeherë autorët, ndërsa grupi hetimor po bën verifikimin e kamerave të sigurisë dhe po merr dëshminë e vajzës së Rrapo Sinanajt, e cila mësohet të ketë qenë e vetme në momentin e grabitjes.