Kosova dhe Shqiperia se bashku ne luften kunder Autizmit
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbështet punën e Fondacionit për Fëmijët e Kosovës në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj ketij crregullimi me qëllim trajtimin sa më të hershëm të kësaj problematike. Në një konferencë të organizuar në Prishtine për Autizmin nga Fondacioni për Fëmijët e Kosovës, Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha duke vlerësuar misionin znj. Thaçi, u shpreh se autizimi është problem madhor e i frikshëm, ndaj duhen iniciativa vetjake, në mënyrë që rezultatet të jenë pozitive.
Znj. Thaçi vlerësoi maksimalisht mbështetjen dhe rolin e Fondacionit te Fëmijëve Shqiptarë në punën e Fondacionit që ajo drejton. Ndërkohë që theksoi se Fondacioni Fëmijët e Kosovës do të angazhohet maksimalisht për të bërë të mundur ngritjen e potencialeve të nevojshme në drejtim të zbulimit dhe trajtimit të Autizmit, si dhe t'ju vijë në ndihmë familjeve që kanë fëmijë me çrregullime të spektrit autik.
Nderkohe qe Zv kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri pasi vleresoi rolin e Dr. Liri Berishes duke e cilësuar atë lidere në luftën kundër autizmit në botën shqiptare, vuri ne dukje se lufta dhe gjenocidi që ka ndodhur në Kosovë janë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e këtij fenomeni. Në Kosovë numri i fëmijëve të prekur nga ky çrregullim presupozohet të jetë 400, ndonëse statistikat nuk janë të sakta pasi nuk është kryer një depistim zyrtar.