E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Energji dhe punësim, projekti ynë serioz katërvjeçarin e ardhshëm

11-06-2013 / Gazeta 55

Nisin punimet për ndërtimin e kaskadës së HEC-eve, në Lumin Fan. Kryeministri: “Koncesionet, forma më e suksesshme e zhvillimit të ekonomisë”


Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në inaugurimin e fillimit të punimeve për hidrocentralin në Fan të Mirditës. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e vlerësoi ndërtimin e hidrocentraleve si mjaft të rëndësishme për zhvillimin  vendit dhe për punësimin e shqiptarëve. “Sot këtu nisin punimet pas një kohe përgatitjesh ndër më seriozet pasi ky është një nga projektet më të mrekullueshme që mund të ekzistojë, pasi bën të mundur të ndërtohet hec-i me kapacitet 110 megavat, 7 përqind e energjisë që i duhet Shqipërisë. Investohet në këtë kaskadë, 160 milionë euro, punësohen 950 punonjës shqiptar dhe ky është punësim. Përgëzoj drejtuesit e kompanisë, inxhinierët teknik për këmbënguljen, për vizionin, punën e shkëlqyer përgatitore për të ndërtuar një nga historitë e një suksesi ndër më të mrekullueshmit, për të kontribuar në projektin tonë, “Shqipëria, vend lider i prodhimit të energjisë nga burimet ujore”. Ky është një investim që shkon tërësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të Mirditës dhe Shqipërisë. Ky është një investim që përcillet si trashëgimi nga gjenerata në gjeneratë dhe ata që vijnë pas nesh do të trashëgojnë dhe kjo është rruga më  e mençur dhe më e drejtë e zhvillimit”- tha Berisha. Ndërsa vlerësoi koncesionet si forma më e mirë për zhvillimin e vendit, kryeministri Berisha sulmoi edhe kryesocialistin Rama sa i përket deklaratave të tij se PS-ja do të anulojë koncesionet kur të vij në pushtet. “Në ndërtimin e HEC-eve do të punësohen 30 mijë qytetarë në të katër anët e vendit. Koncesionet janë format ndër më të suksesshmet për zhvillimin e një ekonomie. Këtë e them për ata të cilët bëjnë betejat e Don Kishotit me koncesionet, ata të cilët theksojnë se do bllokojnë koncesionet, ata përpiqe të bllokojnë zhvillimin, punësimin”- tha Berisha. Kryeministri theksoi më tej se Shqipëria do të shndërrohet në vend lider në prodhimin e energjisë ujore. “Shqipëria vend lider në prodhimin e energjisë ujore. Ky është investim që shkon tërësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të Mirditës dhe Shqipërisë. Ky është investim që përcillet si trashëgimi nga gjenerata në gjenerata dhe ata që vijnë pas nesh do të trashëgojnë këtë investim dhe punën tonë të bërë. Në më pak se 3 jave fillon nderimin Kaskada e Fanit. Vijojnë ndërtimet e HEC ne degët e Drinit, fillon ndërtimet në lumenjtë e alpeve dhe Kaskadën e Osumit, në Langaricë dhe burimet e tjera të Skraparit, etj dhe ky është punësim”, tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›