E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Atmosfera pozitive do shndërrohet në vota masive për PD-në, Edi Rama ka humbur çdo betejë me mua

11-06-2013 / Gazeta 55

Përurohet godina e re e Avicionit Civil

“Ai do të mbetet në autobusin e tij ëndërrimtar, ç’është e vërteta në ëndrra të sëmura. Le ta çojë Qazimi (kryetari i bashkisë së Elbasanit) edhe një herë në Librazhd”

Gjatë inaugurimit të godinës së re të Aviacionit Civil, kryeministri Berisha u shpreh se atmosfera pozitive dhe entuziazmi, do të shndërrohen në vota masive për Partinë Demokratike. Duke folur sërish me shifra kujtoi se shqiptarët këto vite po lëvizin me ritme të shpejta, ndërsa pak vite më parë numri i pasagjerëve ishte 700 mijë, sot është 1 milion e 700 mijë
Kundërshtari politik thotë që Berishës nuk i besojnë më, por kryeministri i dha të paktën një shembull të besimit në qeverinë e tij, aprovimin e pritshëm të TAP, i cili kalon nëpër Shqipëri. Është një mesazh që demokratëve ua la si detyrë t’ia thonë në derë çdo zgjedhësi së bashku me programin e tyre
“Detyra juaj është dhe e theksoj edhe njëherë që fitorja është në duart tuaja. Asnjë zgjedhës nëse do të paraqitet sa më mirë platforma jonë s`ka arsye ta refuzoj atë pasi kjo është platforma e integrimit, dhe të gjithë qytetarët pa dallime partiale e duan integrimit. Kjo është pltaforma e zhvillimit dhe e projekteve gjigande dhe shqiptarët pa dallime partiake duan ta gëzojnë atë, është platforma e punësimit dhe qytetarët e duan punësimit. Prandaj dhe të organziojmë ne dhe të japim mesazhin e shkëlqyer të hapin sheshet e Shqipërisë për një bashkim të paprecendë të shqiptarëve në fitoren e 23 qershorit”
Mesazhi i fundit është sërish për Edi Ramën. “Le ta lëmë shokun në autobusin mavi. Ai pasi ka humbur çdo betejë me mua deri më sot, tani ka nisur betejën e moshës. Më duhet të përdor një fjalë të Ronald Reganit – “nuk jam unë përgjegjës për papjekurinë e kundërshtarit tim”. Se si do të fitojë ai kur humbi në 2009, humbi në 2011, ai e di. Ai do të mbetet në autobusin e tij ëndërrimtar, ç’është e vërteta në ëndrra të sëmura. Le ta çojë Qazimi (kryetari i bashkisë së Elbasanit) edhe një herë në Librazhd”- përfundoi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›