Berisha: Energjia mbetet fusha kryesore e investimeve
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ambasadori i Italisë Saba D’Elia kanë inauguruar përfundimin e punimeve për ndërtimin e nënstacionit Tirana 2 në Kashar. Duke folur në këtë ceremoni Berisha tha se energjia mbetet një fushatë e rëndësishme për Shqipërinë pasi shtoi falë saj janë rritur me tre herë eksportet.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo do të mbetet fusha më e rëndësishme e investimeve duke synuar që vendi të bëhet një eksportues i rëndësishëm i energjisë në rajon. Me këtë rast ai shprehur falënderim për qeverinë italiane dhe kompanitë që janë realizuar këtë projekt.
Investime në fushë e energjisë janë investime më prioritare. Ndihma e qeverisë italiane ka qenë dhe është jashtëzakonisht e çmuar. Jemi të vendosur të mbajmë energjinë si fushën kryesore më të rëndësishme të investimeve. Do të bëjmë gjithçka për standardet më liberale të tregut energjetik. Burimet tona jo vetëm të mbulojnë nevojat e vendit por të jemi dhe eksportues të rëndësishëm në rajon, u shpreh Berisha na fjalën e rastit.
Nënstacioni Tirana2 është pjesë e linjës 400 kV Elbasan Tiranë Podgoricë, që ka bërë të mundur mbylljen nëpërmjet territorit tonë të një rrjeti unazor 400 kV të rajonit të Ballkanit