E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton në Mianmar, vizita e parë në 50 vite

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha sot se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, do të udhëtojë për në Mianmar, ndërsa Amerika po e sheh si një mundësi historike progresin në këtë vend.

Sipas Obamës, pas viteve të errësirës, ka pasur rreze të progresit në Mianmar, gjatë disa javëve të fundit.

Udhëtimi i sekretares Klinton, muajin e ardhshëm, paraqet vizitën e parë të një sekretari amerikan të shtetit në 50 vitet e fundit.

Kjo lëvizje është shenja më dramatike e ndryshimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Mianmarit, që njihet edhe si Birmani.

Këto komente presidenti Obama i bëri në Bali të Indonezisë, ku ai po merr pjesë në samitin e vendeve të Azisë Lindore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›