Berisha: Europa në krizë ngataksat e larta, do i ulim sërish
TIRANE- Në një tryezë me një grup biznesmenësh, që po zhvillohet aktualisht në ambientet e hotel "Tirana" Berisha tha se qeveria është e vendosur ta konsolidojë politikën e taksave të ulëta dhe eleminimin e procedurave burokratike.
“Do ju garantoj se jo vetëm që nuk do të ketë rritje taksash por po studiohet të ketë ulje të mëtejshme të tyre. Ne besojmë se taksat e ulëta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë, se ato të larta. Europa u përball me krizën sepse u gjet me taksa të larta, e jo me taksa të ulëta, kjo është e vërteta shkencore.”- nënvizoi kryeministri duke sulmuar opozitën se po mendon të rikthejë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit.
“Ata që mendojnë se do ta shërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit, ata nuk bëjnë gjë tjetër vecse mendojnë të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit. Unë u kujtoj se ..të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit.
Ne nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave të larta do bëjmë gjithçka për të ruajtur nivelin e vendit të taksave më të ulëta në botë.”
DO ELIMINOHET NOTEREZIMI I DOKUMENTEVE
Kryeministri premtoi dhe vazhdimin e thjeshtimit të procedurave, si dhe të procedurave të tjera burokratike. Gjithashtu shtoi se “Do eliminohet noterizimi i dokumenteve, parapagimi i taksave në bashki dhe vula e kompanisë”. Nga 23 procedura do mbeten vetëm 5. Afati i lejes së ndërtimit do të jetë 35 ditë. Bashkitë do të ngrejnë one- stop shop për marrjen e lejeve. Ato do të garantojnë lejet për energjinë, ujësjellësin, linjat telefonike e të gjitha burokracitë.
BREGASI: HIQNI PARAPAGIMIN E AKCIZES, BERISHA: DO ADAPTOJME STANDARDIN BE
Luan Bregasi, president i BiznesAlbania kërkoi konsultime konstante me kryeministrin dhe mbledhjen e tryezave të tilla, si kjo e sotme. “Nuk mund të takohemi një herë në 3 vjet. Ne jemi në krizë, nuk jemi në një situatë normale.“- deklaroi Bregasi. Presidenti i BiznesAlbania vuri në dukje se vullneti pozitiv i kryeministrit ndaj biznesit nuk është në administratën që ai drejton.
“Ka një kontradiktë mes vullnetit tuaj pozitiv dhe moszbatimit nga ana e adminsitratës të këtij vullneti pozitiv. Ministrat dhe administrata që ka në kompentecë ligjore për t’i administruar nuk i zbatojnë. Më lehtë e kemi të të takojmë ju sesa një ministër.”- deklaroi presidenti i BiznesAlbania.
Bregasi, në emër të biznesmenëve propozoi dhe mos parapagimin e akcizës.
“Të bëhet një herë në muaj, sic ka qenë. Është barrë e rëndë, të garantojmë akcizën e vitit. Kjo ndodh kur është një biznes i ri në BE, por jo kur një biznes është në treg për vite me radhë.” Në përgjigje kryeministri tha “Do i kërkoj Ministrisë së Financave të adaptojë standardin europian. Nuk pronocohem më tej”
(sg/shqiptarja.com)