Berisha: Europa në krizë të thellë, ne rrisim rroga e pensione
Buxheti i vitit të ardhshëm ka qenë tema kryesore e mbledhjes së sotme të qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se në kohën kur në Evropë sundon kriza e thellë ekonomike, qeveria synon që buxhetin ta përqendrojë rritjen e rrogave e pensioneve dhe projektin e Shqipërisë dixhitale në 100-vjetorin e pavarësisë.
Buxhetin do ta përqendrojmë në realizimin e objektivave, ku prioritet mbetet rritja e rrogave dhe pensioneve. Ekonomia jonë dinamike na e bën të mundur këtë. Nuk ka mënyë më të mirë për të festuar shekullin e dhimbjeve, vuajtjeve dhe sakrificave sesa Shqipëria dixhitale, tha Berisha.