E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, vazhdojnë barrikadat në veri

Nata në veri të Kososvës  ka kaluar e qetë. KFOR- i nuk ka zhvilluar ndonjë aksion për largimin e barrikadave, ndërsa serbët kanë qëndruar pranë tyre, me atë që ata tashmë po e quajnë kujdestari.

Medie serbe njoftojnë se më shumë barrikadues ka pasur në Jegenice dhe Zupç, ku prej disa ditësh qëndrojë njësitet e KFOR-it, të cilat janë përpjekur disa herë ti largojnë këto barrikada. Sipas mediave serbe, barrikaduesve u janë bashkuar edhe shumë përkrahës nga pjesë të tjera të veriut të Kosovë.

Kujdestari me më pak pjesëmarrës ka pasur edhe nëpër barrikada të tjera.

Sot në orën 14:00 është parashikuar të mbahet  i ashtuquajturi takim koordinues i kryetarëve me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Në këtë takim nuk do të shkojë komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, duke shtuar se takimi megjithatë do të jetë në nivelin normal të punës si dhe se KFOR-i ka për detyrë të garantojë lëvizjen e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›