E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon Hajdari, shtyhet sërish Gërdeci

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e procesit Gërdeci. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, në të cilën ishte parashikuar të vazhdonte leximi i pretencës për 29 të pandehurit, është  bërë mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari.

Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm as Ylli Pinari, një prej të pandehurve kryesorë të çështjes Gërdeci.  Seanca e ardhshme, e parashikuar për të premten, pritet të vijojë me leximin e pretencës voluminoze të përgatitur nga prokurorët për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit të 2009-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›