E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: "Faqet e arta te fotografise shqiptare" dokumentojne traditen kulturore

Gjate vizites qe po zhvillon ne France, kryeministri Berisha vizitoi ekspoziten "Faqet e arta te fotografise shqiptare", e celur ne Paris, me fotografi te Akademise Marubi ne Shtepine Evropiane te Fotografise. Ne te ekspozohen fotografi bardh e zi te Akademise Marubi qe dokumentojne fillimin e shekullit te 20, si dhe fillimet e fotografise shqiptare. Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga atasheu kulturor i Bashkise se Parisit, nga ambasadorja franceze ne Tirane, si dhe nga ambasadori shqiptar ne Paris dhe sekretari i pare i kesaj ambasade, nen kujdesin e te cilit u zhvillua ky aktivitet, pa nga afer fotografite e ekspozuara dhe u shprehu mikpritesve te kesaj ekspozite kenaqesine qe pjese nga fondi i fototekes Marubi paraqiteshin ne Shtepine Evropiane te Fotografise ne kryeqytetin francez, nje mundesi shume e mire kjo qe publiku francez te njihet me nje nga dimensionet e kultures shqiptare, fotografine, si deshmi historike e zhvillimit te ketij arti ne Shqiperi, por edhe te zhvillimeve te vendit. "Keto fotografi,- tha kryeministri,- te cilat dokumentojne traditen dhe kulturen shqiptare gjate asaj periudhe, kostumografine, ritet fetare, veshjet luftetare, fotografi te Mbretit Zog, Isa Boletinit, si dhe te politikaneve te tjere te fillimshekullit te 20, jane nje rast shume i mire per te bere njohura zhvillimet e Shqiperise te fillimshekullit te kaluar, te fiksuara nga aparati fotografik i pjesetareve te familjes dhe Akademise Marubi, qe hodhi themelet e fotografise shqiptare". Kryeministri Berisha la me pas nje shenim ne librin e pershtypjeve, duke shprehur falenderimet per Bashkine e Parisit per pritjen, si dhe per organizimin e kesaj ekspozite. Ekspozita "Faqet e arta te fotografise shqiptare", bene te ditur organizatoret e saj, eshte vizituar nga 80 mije vizitore, te cilet kane treguar interes te madh per te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›