PD dhe PS firmosin me BE: Do fitojmë kohën e humbur Rozeta Rapushi
Rezultoi produktiv takimi i katert nderparlamentar per Stabilizim-Asociimin BE-Shqiperi, ku, me ne fund, palet dolen me nje qendrim te perbashket dhe konsensual.
Thelbi i rezolutes se nenshkruar me konsensus te plote, ne takimin e djeshem, mes paleve, eshte bashkepunim mes forcave politike me nje qellim te perbashket per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ne te theksohet fakti se pas situates te veshtire politike, shpresohet qe vendi te mund te beje perparim thelbesor ne permbushjen e rekomandimeve, shprehet kenaqesia per arritjen e marreveshjeve politike, si dhe vleresohet miratimi i projektligjeve qe kerkojne 3/5-at e votave. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, duke vleresuar arritjen e marreveshjes, nenvizoi domosdoshmerine e vijimit te dialogut politik mes paleve si mundesia me e mire per te mos humbur serish trenin per ne Bashkimin Evropian. "Eshte e nevojshme per Shqiperine qe te kape trenin tjeter qe shkon per ne BE. Ky takim duhet pare si nje perpjekje e PE-se per te ndihmuar vendin tuaj", u shpreh Kukan. Ai permendi faktin se Parlamentit Evropian i eshte dashur nje vit e gjysme per te pare nje situate te re, qe do te ndertoje hapa pozitive. "Sot, fillojme nje pune te perbashket per te vazhduar bashkepunimin politik qe duhet te jete konstruktiv. Ka shume gjera per te diskutuar dhe per te rene dakord, por mendoj se tani eshte e mundur", theksoi Kukan. Ndersa ambasadori i Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sequi, u shpreh se konsensusi mes paleve, eshte arritje me rendesi per vendin. "Eshte e rendesishme te themi, arritjet qe ka qeveria deri tani, ne permbushjen e reformave dhe perpjekjet qe ka bere deri tani. Lideret politike dhe anetaret e kesaj asambleje te bejne te pamunduren per te permbushur rekomandimet e KE-se", tha ambasadori. Edhe ai nenvizoi faktin qe dy forcat politike duhet ta cojne deri ne fund marreveshjen dhe ta cojne vendin drejt integrimit. Ne rezolute u perfshi edhe fakti se reforma e sistemit gjyqesor dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, jane parakushte kryesore per procesin e integrimit te Shqiperise. Ndersa u pershendet fakti qe Shqiperia ruajti rritjen ekonomike, pavaresisht krizes globale financiare dhe ne te njejten kohe, disiplinen fiskale duke vijuar me reformat makroekonomike.
Rekomandimet e plota, te miratuara ne takimin e djeshem
1. Shpreson se, pas situates se veshtire politike ne Shqiperi, qe vijoi nga zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe zgjedhjet lokale te ketij viti, vendi te mund te beje nje perparim thelbesor ne permbushjen e 12 prioriteteve.
2. Shpreh kenaqesine ne lidhje me marreveshjen e fundit midis partive politike per te rifilluar punen ne Parlament, si nje hap i shumepritur drejt normalizimit te klimes politike ne Shqiperi. Inkurajon te gjithe aktoret politike qe te bashkojne forcat me tej ne avancimin e reformave lidhur me BE-ne, ne te njejten fryme te pajtimit dhe kerkon konsolidimin dhe zbatimin rigoroz te marreveshjes.
3. Vleresohen ne menyre te vecante, zhvillimet e mirepritura ne Kuvendin e Shqiperise, ku ka filluar puna e perbashket mbi reformen elektorale dhe rishikimin e Rregullores se Kuvendit, se bashku me miratimin e nje kalendari per miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te 3/5-ave, e cila ka cuar ne miratimin e kater ligjeve te para.
4. Konsideron se reforma e sistemit gjyqesor dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, jane parakushte kryesore per procesin e integrimit te Shqiperise. Nenvizohet rendesia e madhe e nje gjyqesor transparent dhe efikas, te pavarur nga cdo presion. Pranohet perparim i kufizuar i bere ne keto fusha dhe ben thirrje per reforma efektive.
5. Pershendet faktin qe Shqiperia ka ruajtur rritjen ekonomike, pavaresisht krizes globale financiare dhe, ne te njejten kohe, disiplinen fiskale duke vijuar me reformat makroekonomike.
6. Pranon se marredheniet e mira te Shqiperise me fqinjet jane nje kontribut i rendesishem per stabilitetin ne Evropen Juglindore, qe eshte vendimtare per ecurine e integrimit evropian ne Ballkanin Perendimor.