E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Une, ne pushtet deri sa te me votojne

Z.Berisha, ju jeni kryeminister i Shqiperise qe prej vitit 2005. Ju keni qene President i Republikes se Shqiperise nga viti 1992 deri ne vitin 1997 dhe ju ndodheni per vizite ne France, ku po takoni kryeministrin francez Francois Fillon. Cfare do t'u thoni autoriteteve franceze? A do t'i shprehni kryeministrit Francois Fillon edhe deshiren tuaj per mbeshtetjen e Frances per pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian?

Po, pikerisht, kjo do te jete nje teme e diskutimeve. Franca e ka mbeshtetur gjithnje ambicien e Shqiperise per integrimin evropian dhe per anetaresimin ne NATO. Ne kemi pasur probleme, por ato jane zgjidhur, prandaj kemi nevoje per mbeshtetje, per te perparuar edhe me shume drejt Bashkimit Evropian.

Pra, kur e mendoni afatin e ketij pranimi?

E dini, une kurre nuk fiksoj data, sepse kjo nuk eshte ne duart e mia, por, ate qe mund te them, eshte qe une e konsideroj kete si nje proces teresisht te bazuar ne merite, prandaj qeveria duhet te performoje, duhet qe vendi ta meritoje. Per kete qellim, ne jemi te angazhuar ne realizimin e reformave ne nje shkalle shume te gjere, te cilat ne realitet po avancojne shume. Sepse Evropa eshte ne krize sot, flasim per nje Evrope me 17 anetare, ne fakt, me 18 sot me Kroacine, e cila sapo nenshkroi, por flasim per 17 vende per sa i perket vendimmarrjes dhe integrimit buxhetor.

A besoni ju se zgjerimi i Evropes vazhdon te jete i mundur?

Besoj se procesi i zgjerimit ka pesuar nje ngadalesim ne situaten e tanishme, por, nga ana tjeter, une besoj se ky eshte nje proces i pakthyeshem. Vendimi i te 17-eve eshte nderqeveritar, por duhen ftuar te tjeret te pranojne kriteret strikte buxhetore, per te evituar nje krize te ngjashme ne vitet qe vijne. Kur thoni qe keni bere perpjekje ne Shqiperi dhe dihet qe eshte dhe opozita socialiste. Ju e keni akuzuar kete opozite per manifestimet e dhunshme qe shkaktuan te vrare ne fillim te vitit, e keni akuzuar kete opozite se nuk e deshiron integrimin evropian te vendit. Ne fakt, gjate dy vjetesh, opozita ka bere gjithcka per te bllokuar procesin e integrimit, duke menduar se kjo eshte menyra me e mire per te demtuar qeverine dhe per te ardhur sa me shpejt te jete e mundur ne pushtet. Por, me kete opozita pergatiti nje disfate ekzemplare ne zgjedhjet lokale ne muajin Maj, ku pati 12 per qind me pak vota se mazhoranca.

Dhe ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme, ku ju do te perfaqesoheni perseri per te qene kryeminister?

Une do te vazhdoj deri kur shqiptaret do te me thone "lamtumire" dhe atehere, une do ta respektoj vullnetin e tyre. Une bej gjithcka per te avancuar reformat, per te avancuar projektin kryesor te kombit tim, ate te integrimit evropian. Nga ana tjeter, opozita tani eshte kthyer ne Parlament. Une kisha premtuar cdo dite, gjate ketyre viteve, qe ata ta hartonin vete ligjin elektoral duke marre edhe mendimin e komisionit te Venecias dhe te OSBE-se dhe se une do ta votoja pa asnje kusht dhe ata pranuan.

Mund te thuhet se gjendja eshte qetesuar, pra ka nje dialog?

Po, ka nje dialog konstant dhe situata eshte plotesisht normale.

Mendoni se konsensusi i forcave politike per disa ligje dhe reforma, sic eshte ajo zgjedhore, do e pershpejtoje procesin integrues dhe marrjen e statusit?

Natyrisht, pengesa mekanike e vendosur nga kreu i opozites, sic ua thashe dhe ne kongres dje, vetem e vetem per qellime te mirefillta politike per te penguar qeverine, tani nuk ekziston dhe une ne te gjitha takimet e mija informova bashkebiseduesit se opozita po ben punen e saj normale ne Parlament. Por, se si do te vazhdoje qendrimi i opozites, kjo eshte nje ceshtje e saj dhe jo e imja.

Ne shume arritje te realizuara, sic eshte anetaresimi ne NATO, ju jeni shprehur se jane arritje te bazuara ne meriten. Mendoni se per statusin, qeveria i ka permbushur te gjitha angazhimet dhe se e gjithe pergjegjesia apo faji, eshte i opozites?

Problemi qendron se perse nuk eshte dhene statusi. Statusi nuk eshte dhene dhe kjo eshte bere e qarte edhe ne deklaraten e ministrave te Jashtem, vetem per shkak te bojkotit qe bllokoi reformat, por as qeveria shqiptare dhe as ndonje qeveri tjeter, nuk mund te jete kurre e persosur ne ato qe ka bere. E verteta eshte se qeveria shqiptare ne nje sere fushash ka rezultate me te mira se shume qeveri te tjera dhe keto jane evidente. Reformat e qeverise shqiptare ne fushen ekonomike jane nder me rezultativet. Reforma ne fusha te tjera jane evidente. Sigurisht qe ka shume per te bere, por sot, Shqiperia eshte nje nga vendet me te sigurta ne Evrope, pra eshte bere shume e qarte se shkaku i mosdhenies se statusit ishte mosvotimi i ligjeve ne Parlament nga opozita shqiptare.

Edhe dicka tjeter: Turizmi. A eshte i mjaftueshem turizmi ne Shqiperi? Sepse me ate qe po ndodh ne vendet arabe, ka mundesi qe turistet t'i lene keto vende dhe t'i referohen Shqiperise?

Besoj se turizmi ka njohur bumin me te madh qe vendi ka njohur ndonjehere. Ne 2004 kemi pasur 300 mije turiste e vizitore, kurse vitin e kaluar kemi pasur 3 milione e gjysme. Dhe kete vit, ndoshta, do te jene 4 milione. Udhetimi ne Shqiperi eshte duke u bere nje udhetim i endrrave. Ky vend i ofron turisteve te te gjithe botes nje nga bregdetet me te mahnitshme, peizazhe fantastike, nje mikpritje te jashtezakonshme, nje klime te mrekullueshme, nje ushqim te shijshem, te pershkruar nga me te mirat ne Evrope nga Andre Gide, ne veprat e tij. Askush nuk eshte zhgenjyer nga pushimet ne Shqiperi dhe nuk ka pesuar sindromen shqiptare. Pra, ftesa ime eshte qe te vini ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›