Berisha: Fatura i kushton qeverisë 109 miliardë lekë
29/07/2010 Kryeministri shprehet se do të vazhdojë filozofia e rritjes së pensioneve
“Mbajtëm premtimin në vitet më të vështira të krizës botërore”
Kryeministri Sali Berisha zbardhi në mbledhjen e radhës së qeverisë filozofinë ku do të bazohet hartimi dhe zbatimi i buxhetit për vitin 2011. Dokumenti do të kalojë për miratim në qeveri më datën 1 shtator dhe brenda këtij muaji duhet të mbyllë procedurën parlamentare. Kryeministri tha se buxheti i vitit 2011 do të jetë përcaktues për zbatimin e programit qeverisës së koalicionit. "Do ti qëndrojmë parimit të qeverisë së dhimbsur. Sa të qeverisim, do të rritim pagat dhe pensionet. Ky buxhet duhet para së gjithash duhet ti qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, ti qëndrojë parimit të qeverisë së shërbesave dhe shërbimeve, pra të përmirësojë më tej, të konsolidojë më tej, frymën sociale, qëndrimin e njerëzishëm të qeverisë shqiptare ndaj 820 mijë familjeve shqiptare. Kur them këtë, kam parasysh se rritja e rrogave dhe pensioneve do të jetë sërish në axhendën e kësaj qeverie. Ka një zotim solem, elektoral timin para mbarë shqiptarëve se për sa kohë do të më votoni, do të rris rrogat dhe pensionet. Ne së bashku do të mbajmë premtimin. Mbajtëm premtimin në vitet më të vështira të krizës botërore dhe unë mendoj se vepruam shumë drejt dhe kam bindjen më të thellë se kjo politikë dhe ky premtim i mbajtur ka dhënë kontributin e tij të pamohueshëm në parandalimin e krizës në vend", - tha Berisha. Fatura sociale i kushton qeverisë 10 për qind të GDP-së, apo rreth 109 miliardë lekë, një politikë kjo që do të vijojë të jetë e tillë. Kryetari i qeverisë foli gjithashtu për një rritje konstante të pagave apo mosprekjen e projekteve të mëdha në të gjitha fushat. "Kemi arsye të mendojmë se këtë vit do ta mbyllim me rritjen më të madhe ekonomike në Europë. Buxheti i 2011-s do të jetë më i madhi në historinë e vendit", - vijoi kryeministri Berisha. Ai identifikoi si të tjera burime të ardhurash koncesionet privatizimet apo dhe luftën me efikasitet të plotë ndaj korrupsionit.
Trupat në Afganistan
Kryeministri Berisha mori pjesë dje në përcjelljen e kontingjentit “Eagle 1” të batalionit special të Forcave të Armatosura, i cili përbëhet nga 44 trupa, që do të përfshihen në operacione luftarake në Kandahar të Afganistanit. Në fjalën e tij kryeministri Berisha shprehu bindjen se ky kontingjent, i cili është njësia e parë që niset me mision luftarak, do të përmbushë me sukses të plotë misionin dhe do të mbajë lart me dinjitet flamurin e kombit shqiptar.