Meta e Veljanovski, përshëndetet vendimi i GJND-së për Kosovën
29/07/2010 Vizita e ministrit të Jashtëm në Maqedoni
Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta u prit dje në Shkup nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski. Meta vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve, duke vënë në dukje nevojën për rritjen dhe zgjerimin e kontakteve dhe institucionalizimin e takimeve të përvitshme të kryetarëve të parlamenteve të dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësua edhe fakti se parlamentet mund dhe duhet të japin një kontribut të rëndësishëm në nxitjen dhe përparimin e proceseve integruese të dy vendeve tona, pasi janë pikërisht këto institucione që miratojnë legjislacionin e nevojshëm për tu anëtarësuar në institucionet euroatlantike. Të dyja palët vlerësuan se në interes të këtyre proceseve, por dhe të dialogut të gjithanshëm politik duhet të intensifikohen kontaktet ndërmjet komisioneve parlamentare të Politikës së Jashtme dhe Integrimit të të dyja vendeve. Meta vlerësoi gjithashtu veprimtarinë e parlamentit maqedonas për miratimin e ligjeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe shprehu besimin për vazhdimësinë e angazhimit në miratimin e të gjithë kuadrit ligjor që buron nga kjo marrëveshje për të siguruar zbatimin e plotë të saj. Në këtë kontekst, duke bërë një vlerësim të veçantë për opinionin e GJND-së, Meta përshëndeti miratimin nga parlamenti i Maqedonisë të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Kosovën dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë vend fqinj, duke i cilësuar këto si veprime në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.