Berisha Fitorja eshte grua Topalli Besojini mazhorances
Përmes një dokumentari me foto dhe thënie për gruan shqiptare ka nisur në Pallatin e kongreseve aktiviteti i organizuar nga kryeparlamentarja Topalli në ditën ndërkombëtare të gruas.
Në fjalën e saj kryeparlamentarja ka uruar të gjitha gratë nënat dhe motrat shqiptare.
“Uroj të gjitha gratë kudo kudo janë. Nderojmë gruan në shekuj, mësuesen e parë, artisten e parë, mjeken e parë. Nderojmë gruan që i mbijetoi diktaturës nënën që rriti e ushqeu e vetme fëmijët e saj. Ato që punuan në skllavërinë e kooperative, që punon me tre turne. Nderim për ato gra që ranë për lirinë” – e nisi fjalën e saj Topalli, e cila shtoi se që nga ajo e deri më sot është bërë një rrugë e gjatë që tregon se gruaja nuk dorëzohet kurrë, se beson tek jeta, dashuria, e drejta dhe liria.
Por kryeparlamentarja Topalli apeloi për më shumë gra në vendimmarrje. Dhe në këtë kontekst ajo gratë e vajzat që t’i besojnë kësaj mazhorance një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.
Topalli akuzoi sërish kreun e opozitës për bllokimin e statusit kandidat, duke thënë se nënat shqiptare nuk do t’ia flasin në 23 qershor humbjet që i ka shkaktuar vendit.
Berisha: Të shembim pabarazinë
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij e ka konsideruar faktor vendimtar rolin e gruas në ndërtimin e një shoqërie të lirë, ndërsa u zotua se do të punojë për të shembur murin e pabarazisë mes burrit dhe gruas.
“Zotohem se gjithë jetën time do punoj të shemb murin e pabarazisë. Shqipëria ka rol të jetë vendi i grave e burrave të barabartë” tha ai.
Duke iu drejtuar bahskëshortes së tij Liri Berisha kryeministri u shpreh: Shqipëria nuk ka nevojë të quhet burrë apo grua, por fitorja është grua” vijoi ai, ndërsa i ftoi ato që të shembin murin e bllokimit të integrimit në zgjedhjet e 23 qershorit
“Ftoj çdo grua të shembë muret e bllokimit që kanë ngritur neobllokmenët e rinj në emër të testamentit” theksoi më tej Berisha.