E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shefit te higjienes dhe dy inspektoreve ne Vlore

Përfundojnë në prangat e policisë së Vlorës tre punonjës të Institutit të Higjenës pasi akuzohen se kanë favorizuar subjektet tregtare për ligjin antiduhan. Të arrestuarit janë Gazmir Bundo 43 vjeç, me detyrë, Shef i Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik Vlorë, Pandeli Bilbili 55 vjec , banues në Vlorë, me detyrë, Inspektor Sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë. Afroviti Gjyli 56 vjec me detyre Inspektore Sanitare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë. Tre punonjësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke qënë në inspektim të kushteve higjeno-sanitare në disa subjekte tregtare në qytet, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga pronarët e këtyre subjekteve, në këmbim të mosmarrjes së masave për ato që nuk përmbushnin kushtet dhe kriteret higjeno-sanitare. Për këtë ngjarje ka patur një reagim edhe nga drejtori i politikave shëndetësorë Pëllumb Pipero i cili ka deklaruar se ministria e Shëndetësisë është e vendosur për të mos lejuar raste korruptive në këtë sektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›