Berisha Fitova tani tu qepemi kodrave e maleve

TIRAN - Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha vleresoi dje qytetaret shqiptare me voten plebishitare konturuan projektin madhor Shqiperia vendi me i madh 2017. Nga selia blu kreu i mazhorances shprehu dje mirenjohjen time per shqiptaret te cilet sipas rezultatet te shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve i dhane Aleances per Qytetarin pra vetes tyre 140 mije vota me shume se koalicionit fajin e ka Saliu.
Pas ketij rezultati kryeministri tha se do ti perkushtohet ne vijim zonave malore. Shqiperia vendi i zhvilluar 2017 eshte objektivi yne madhor duke shtuar ketu projektin tjeter madhor Shqiperia kopshti me i bukur i botes . Une qendroj shume pas ideve te mia dhe sapo te lehtesohet pak buxheti nga rruget ne do tu perkushtohemi kodrave luginave shpateve te ketij vendi per te ndertuar dhe per te ngritur kopshtin me te bukur qe ka pasur Europa ndonjehere - deklaroi Berisha.
Duke iu referuar rezultateve te marre per minibashkite ne kryeqytet ai tha se Tirana u gdhi sot blu dhe ky eshte gjithashtu nje shperblim i madh. Ju jam shume mirenjohes qytetareve te Tiranes. 7 minibashki u fituan nga perfaqesuesit e koalicionit Aleanca per Qytetarin. Qytetari votoi per veten e tij dhe kjo eshte nje fitore e thelle e shkelqyer dhe e paprecedent qe prej 15 vitesh. Natyrisht Tirana votoi blu sepse fushata ketu u drejtua ne shkallen me te larte te qytetarise nga kandidati i aleances z. Lulzim Basha - theksoi kryeministri.
Sipas tij Tirana udheheq dhe do te udheheqe. Nga ana tjeter Berisha shprehu mirenjohje te thelle per te punuar me keta te zgjedhur ne interesin me te madh e me te mire te ketij qyteti. Nuk do te harroj se ne kemi shpallur si filozofi tonen me te veshtiren ne nuk bojkotojme nuk braktisim asnje vend te ketij territori dhe ju garantoj qe po te kerkoni ju ne arkivat tuaja paraardhesit tane kishin krijuar zonat dhe territoret e asgjese - deklaroi kreu i Partise Demokratike.