E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pertej te majtes dhe te djathtes

Me ka bere gjithmone pershtypje sesi ne Shqiperi njerezit apo ideologjite e tyre ndahen dhe klasifikohen sipas drejtimeve te majta apo te djathta. Kur themi se nje njeri ka mendime te djathta vetvetiu kuptohet se ai/ajo eshte demokrat dhe mbeshtet Partine Demokratike. Si perndryshe kur nje njeri ka mendime te majta atehere ai/ajo eshte socialist dhe mbeshtet Partine Socialiste. Natyrisht ky lloj kategorizimi i popullsise sipas bindjeve politike ekziston ne mbare boten.

Per shembull ata qe jane te majte ne Shtetet e Bashkuara jane simpatizante te Partise Demokratike sikurse te djathtet me Partine Republikane. I njejti parim ekziston dhe ne Mbreterine e Bashkuar te majtet mbeshtesin Partine Laburiste kurse te djathtet jane me Partine Konservative. Nuk po vazhdojme me tej me dhenien e shembujve te tjere dhe po pranojme se i njejti parim ekziston ne mbare Europen Perendimore dhe ne shumicen shteteve te tjera te zhvilluara ne bote.

Atehere cfare domethenie ka kur nje njeri ka mendime te djathta dhe nje tjeter te majta Ne shtetet e konsoliduara demokratike dhe ketu po i drejtohem kuptimit te paster te fjales demokraci- pra nje shtet qe qeveriset sipas zerit te popullit duke qene komplet i pergjegjshem para tij nje shtet qe zbaton parimet e ekonomise se tregut praktikon kapitalizmin barazine de jure sociale - kulturore ndaj popullit etj. te majtet sipas karakteristikave ose vecorive ndahen ne grupime te vecanta sic jane progresistet social-liberalet social-demokratet socialistet ose ne menyren me ekstreme komunistet ndoshta edhe anarkistet.

Ndersa te djathtet kane te tjera grupime si konservative libertarian mos te ngaterrohet me liberal plutokrate reaksionare kapitaliste monarkiste nacionaliste dhe ne ekstremet e tyre fashiste kjo mund te ilustrohet me partite e ekstremit te djathte ne France - Front National ose me partine e ish-kryeministrit ne Austri etj.. Keto shpjegime jane paksa teorike dhe per ti bere me konkrete po japim disa shembuj qeverite e majta kane tendencen te kene qeveri me te medha domethene taksa me te larta per te garantuar me shume sigurime shoqerore welfare state parime politike liberale sikurse dhe parime sociale me progresive dhe te emancipuara pra me te hapura.

Ndersa qeverite e djathta jane me konservatore ne politikat ekonomike taksa me te uleta me qellimin e uljeve te sigurimeve shoqerore ne politikat social-kulturore qeverisje me autoritare dhe me te rrepte nga ana juridike. Pra duke marre parasysh keto ndryshime midis ideologjive ne pergjithesi edhe populli mund te beje zgjedhje te informuar se per cilen parti do te votoje.

Atehere duke pasur parasysh keto shpjegime te ideologjive e majte/e djathte cilit spekter i perket PS dhe PD ne Shqiperi Nese mendojme thelle dhe reflektojme gjate a kane parime konkrete te mirefillta sipas drejtimeve majtas/djathtas partite politike ne Shqiperi Keto te fundit ne prag zgjedhjesh a kane programe qe i perkasin mendimeve dhe parimeve perkatese politike A ndjekin keto parti de facto politika fiskale monetare apo ato te marredhenieve me jashte sipas parimeve qe duhet te kene partite e majta apo te djathta Fatkeqesisht ne Shqiperi ky parim nuk ekziston.

Sic e shohim nuk ka ndryshime ndaj politikave ne cfaredo lloj sfere qe ndjek Partia Demokratike nga ato qe ndjek Partia Socialiste. Per ne si popull eshte e veshtire te themi se do te votojme per PD apo PS per arsye se kane keto apo ato parime konkrete. Po ashtu per mua si person eshte e veshtire te zgjedh nje parti e cila me te vertete i perket bindjeve te mia politike.

Ky fakt me ka bere shume pershtypje ne vecanti neper komentet qe japin njerezit neper forume politike ne internet. Shume simpatizante te PD-se shajne ato simpatizante te PS-se duke i quajtur komuniste apo diktatore duke e lavderuar veten se meqe ato perkrahin PD-ne atehere jane demokrat dhe me te emancipuar ne mendime. Por sic thame me pare qeverite me liberale jane ne te vertete ato te majta dhe qeverite me konservatore jane ato te djathta. Pra ne Shqiperi si duket nuk kuptohet akoma se cfare kuptimi ka te qenit i majte apo i djathte ne mendime.

Keto fjale hidhen dosido por pa i kuptuar fare dometheniet e tyre. Nese ky do te ishte nje fenomen jo shume i perhapur ne popullin shqiptar atehere nuk do te ishte shume problematik. Por fatkeqesia eshte se mund te arrijme deri ne piken te themi se populli shqiptar nuk ndahet ne baze te fese kombesise etj. por ndahet ne menyre jashte mase te nuancuar gati-gati gjenetike sipas bindjeve politike a i perket PS-se apo i perket PD-se. Kjo mund te falej nese populli te pakten do te kuptonte ndryshimin midis parimeve te majta apo te djathta por vete faktin qe ky diferencim ne Shqiperi faktikisht nuk ekziston e ben kete ndarje midis popullit sa te forte dhe pasionante aq edhe qesharake.

Megjithate ketu nuk e ka fajin populli por e kane fajin politikanet qe e kane marre peng kete dobesi te popullit dhe e perdorin komplet dhe ne menyre te persosur ne avantazhin e tyre. Qe nga renia e komunizmit partite politike nuk i kane dhene shansin qytetareve qe te bejne zgjedhje individuale dhe te vendosin vete se cfare ideologjie politike i perkasin. Por e kane krijuar kete bindje ne menyre artificiale qe te qendrojne vete ne pushtet sado gjate qe te munden.

Dhe sic kemi pare deri tashti sidomos me nje nga partite dominuese ketij objektivi ia ka arritur ne menyre shume te suksesshme. Derisa te vije nje force politike me plane konkrete dhe duke i qendruar besnik drejtimit te saj politik Shqiperia nuk do te arrije te zhvillohet ashtu sic duhet dhe te arrije objektivat e saj kryesore sic eshte pranimi ne Bashkimin Europian etj. Per te arritur keto objektiva nuk mjaftojne vetem fjalet dhe premtimet e bukura por duhen te tregohen me fakte sesi situata do te ndryshoje. Nje nga rastet me te mira per te arritur sadopak kete objektiv ishin dhe zgjedhjet lokale te 8 majit.

Por fatkeqesisht dhe jo se ishte e papritur meqe politikanet po vazhdojne ne rrugen e papergjegjesise qeveria deshtoi ne menyre fenomenale ti tregonte botes se Shqiperia po perparon. Ne fakt me kete qe perjetuam kemi ecur pikerisht tete hapa mbrapa - nje hap mbrapa per cdo dite qe u vonua numerimi i votave dhe shpallja e fituesve neper bashki. Shuplaka me e madhe u dha kur arritem ne piken qe ambasadore te huaj ne Tirane ishin te detyruar te ishin prezent me ore te tera dhe disa here diten dhe naten ne procesin e numerimit ne njesine nr. 5 gati sa nuk po i numeronin vete votat tona te veshtira.

Ne cfare vendi te botes eshte pare ky veprim fare po i tregojme botes ne kete menyre Ne cfare shteti sovran lejohen te huaj te te nderhyjne ne menyre kaq te thelle Por ne kete rast nuk e kane fajin miqte tane te huaj. Por e trishtueshme eshte se kete here ishte per tu gezuar qe e moren kete pergjegjesi se rrezik akoma do te ishim duke pritur rezultatet nga njesia nr. 5 apo sic do te presim tani me dite te tera vendimin e KQZ-se se Ristanit. Te vetmen pershtypje qe tani do te kete bota apo me shume Europa eshte se Shqiperia eshte nje femije qe nuk di te qeverise dot veten e saj dhe nuk arrin te numeroje votat dot ne menyre te paster dhe transparente.

Si mundet qe nje shtet qe ka 20 vjet qe nuk di te numeroje dot votat e qytetareve te saj nuk di te veteqeveriset aspiron qe neser te hyje ne Bashkimin Europian dhe te vendose mbi fatet e Shteteve Anetare per shembull duke votuar ne Parlamentin Europian apo me prezencen ne Komisionin dhe Keshillin Europian per te marre vendime me konsekuence per shtetet e tjera anetare. Ne si popull i vonuar kemi shume rruge per te bere dhe rrugen tone europiane na e bejne me te gjate e me te veshtire politikanet tane te veteshpallur qe grinden e shahen nate e dite per 20 vjet rresht.

A do te arrijme ndonjehere ne shqiptaret te gezohemi qofte edhe nje here gjate ketij cerek shekulli te demokracise per nje gje shume te thjeshte T SHOHIM NJ DIT DY KRAHT E POLITIKS SON T DJATHT E T MAJT T ULEN S BASHKU PR T DISKUTUAR PR T OFRUAR BEGATIN E SHUMPRITUR N VATRAT TONA

Studente Londer

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›