E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita Kryesuese fituese mazhoritare

Sipas numerimit live te kutise se fundit qe e pa gjithe Shqiperia Tiranen metropolin e vetem te vendit e ka fituar shefi i opozites Edi Rama. Gjashte prej shtate bashkive te medha - Durresin Elbasanin Korcen Vloren Fierin dhe Beratin - i kane fituar kandidatet e koalicionit opozitar nderkohe qe koalicioni qeveritar ka fituar vetem Shkodren. Per faktin se keto qytete jane fytyra urbane e Shqiperise dhe per faktin tjeter akoma me domethenes se ne to jeton shumica e popullsise se vendit nuk do te duhej gje tjeter per te deklaruar fitoren e qarte te opozites ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011.

E gjithe kjo ngaqe zgjedhjet vendore dallojne nga zgjedhjet politike ne percaktimin e fituesit dhe humbesit. Kur flitet per zgjedhje vendore Parisi peshon pothuajse sa pjesa tjeter e Frances. Ne Greqi gjithashtu. Kush merr Athinen ka fituar gjysmen. Kjo ndodh jo vetem per shkak te rendesise boterore qe kane keto kryeqytete. Ndodh edhe per nje arsye qe lidhet me vete kuptimin e zgjedhjeve te drejtperdrejta me sistem mazhoritar te kryetareve te bashkive. Perderisa edhe keto zgjedhje behen per te prodhuar pushtet atehere pushtetin me te madh e kane fituesit qe qeverisin me shume njerez. Ja pse kryebashkiaku i Athines dhe forca politike qe e nxjerr fitojne vertete gjysmen e Greqise kur marrin kryeqytetin ku eshte mbledhur gjysma e vendit.

Le te imagjinojme tani se si do te lexohej rezultati i zgjedhjeve vendore ne France apo ne Greqi sikur opozita e ketyre vendeve te kishte fituar jo veten Parisin dhe Athinen por respektivisht edhe Lionin Marsejen Tuluzen Nisen Nanten Patran Larisen apo edhe Selanikun. Askush nuk do te mendohej dy here per ti njohur e shprehur opozites nderimet e fitores. Nderkaq ne Shqiperi opozita ka shkuar me larg ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj. Nuk ka fituar vetem qytetet e medha.

Ka fituar qarte edhe ne qytetet e kategorise se dyte per sa i takon popullsise sic jane Lushnja Kavaja Pogradeci apo Gjirokastra nderkohe qe te ketij rendi koalicioni qeveritar ka fituar vetem bashkine e Kamzes. Ne bashkite e tjera me te vogla si Saranda Laci Lezha Patosi Kruja Kukesi Burreli Peshkopia Puka Shijaku Tepelena Permeti Kolonja Librazhdi Gramshi Fushe-Kruja Divjaka Bajram Curri opozita kryeson ne raportin dy me nje. Duke zbritur ne nivelin e komunave te mesme dhe te vogla situata e numrave fillon e flet dukshem ne favor te koalicionit qeveritar.

Por ne analize te fundit numri i banoreve qe qeverisen nga te zgjedhurit e opozites eshte aktualisht mbi tre here me i madh se numri i banoreve ku do te drejtojne te zgjedhurit e qeverise. Resurset vendore qe do te administroje secila pale jane ne te njejtin raport.

Menyre tjeter per te lexuar rezultatin e zgjedhjeve lokale nuk ka. Opozita i ka te gjitha arsyet te kendoje fitoren dhe te niset fitimtare drejt sfidave te reja. Fitimtare sepse realisht eshte e tille. Por edhe e menduar. Ajo ka shume per te reflektuar korrigjuar e permiresuar per te pergatitur rrotacionin e sigurt te pushtetit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Koalicioni qeveritar me gjithe investimin e jashtezakonshem i ka humbur zgjedhjet vendore. Por per shkak te natyres qe kane keto zgjedhje ku votohet edhe per keshillat e bashkive dhe komunave zakoni eshte qe askush te mos dorezohet te gjithe te gjejne dicka per tu kenaqur ne banketin rifugio te zgjedhjeve per keshilltaret. Te vjen edhe per te qeshur kur sheh kryeministrin Berisha qe reklamon as me shume e as me pak por fitoren e tij ne keto zgjedhje duke cituar shumen e votave qe kane marre partite e koalicionit qeveritar ne votimet proporcionale per keshilltare.

Ai qe gjate gjithe fushates ska reshtur se theni se keto zgjedhje jane vetem vendore papritur i trajton si politike madje duke i konvertuar votat per rrjetin e gjere te keshilltareve bashkiake e komunale ne vota per deputete Ka humbur dy te tretat e bashkive kryesore dhe guxon te deklarohet fitimtar Per keto lloj fitoresh urtesia dhe humori popullor kane krijuar shprehje te tilla si merr me leng se mishi u mbarua te mbahesh me shpatulla perdhe te ngopesh me luge te zbrazur e te tjera e te tjera.

Po eshte per tu bere llogaria e votave proporcionale duhet bere duke marre ne konsiderate edhe votat e partive opozitare qe nuk kane qene pjese e koalicionit Aleanca per te ardhmen. Ndodh gjithnje qe votat e partive qeveritare mblidhen ne nje ene kurse votat opozitare shperndahen ne dy tre ene te ndryshme. Votat per PBDNJ-ne per shembull jane vota opozitare edhe pse kjo parti ka dale e vetme ne zgjedhje.

Gjithsesi kur shohim morine e rasteve absurde qesharake dhe pa asnje sens politik te shperndarjes se votave per keshilltar ku partia e cameve per shembull del nder te parat ne Rreshen dhe Tropoje e kupton menjehere se te kapesh pas ketyre votave eshte te kapesh si i mbyturi pas fijes se barit. Nese do te ishte nje votim i mirefillte politik votimi per keshilltaret kryeministri Berisha sot do te duhej te kapte koken me grushte qe Partia Demokratike e drejtuar prej tij eshte ne minimumin historik te votave te mbledhura qekurse ka lindur dhe eshte kaluar me mbi njeqind mije vota nga rivalja e saj kryesore per pushtet Partia Socialiste. Nese do te konsiderohej politike vota per keshilltare e djathta shqiptare duhet te mbaje shenim nje katastrofe elektorale ne zgjedhjet e 8 majit duke qene se edhe LSI eshte e majte.

Nga ana tjeter nese ngulmon ne nje lexim politik te votes per keshilltare Berisha duhet te kape koken serish me duar qe baza demokratike ne Durres Elbasan e gjetke vazhdon ta votoje PD-ne si parti te demokrateve por nuk i voton kandidatet qe zgjedh Berisha. Kjo eshte nje e dhene me domethenie te madhe se ciles Berisha nuk mund ti shmanget.

Ne te vertete sa me thelle zhytet per te kerkuar fitoren ne keto zgjedhje aq me shume fakte kokeforta te humbjes takon ne kete metim. E di se ka humbur. Thjesht kerkon te vetengushellohet. Kerkon te shtyje ditet dhe zgjidhjen e re politike. Nuk ia merr mendja se zgjidhja e re ne kushtet e reja te krijuara pas ketyre zgjedhjeve pervecse vendit i intereson tashme atij dhe partise se tij.

Ne politike rastet per tu marre nje falenderim xhentelmenesh kundershtareve opozitareve dhe oponenteve kthehen me shume se njehere. Berisha po e humb edhe kete rast per te njohur dhe pershendetur fitoren e qarte te opozites nga qytetaret shqiptare qe slogani i qeverise i quante te paret. Po tani nuk jane me te paret per zotin kryeminister

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›