Berisha: Fqinjet te clirohen nga paragjykimet mbi shqiptaret Nga Eva Gjura
Ne Prizren eshte perkujtuar dje 134-vjetori i Lidhjes shqiptare te Prizrenit. Ne ceremonine, e cila nisi me tingujt e himnit kombetar shqiptar dhe me pas atij kosovar ka qene i pranishem kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, dhe Kryetari i BDI-se ne Maqedoni, Ali Ahmeti, si dhe zyrtare te tjere te larte te Kosoves, Shqiperise dhe Rajonit. Duke vleresuar kete date te rendesishme, kryeministri Berisha ne fjalen e tij e ka cilesuar Lidhjen shqiptare te Prizrenit si nje nga ngjarjet me kulmore pas luftes se Skenderbeut, ku te gjithe shqiptaret e te gjitha fiseve u mblodhen me perkushtimin "Nje Komb, nje Qendrim". "Lidhja e Prizrenit shenon ngjarjen me kulmore, pas lufterave te Skenderbeut ne historine e kombit tone. Ngjarje, ne te cilen shqiptaret qe jetonin dhe shtriheshin ne territoret me te gjera te Ballkanit, qe kishin qene objekt dhe subjekt sulmesh, pushtimesh barbarish, ndarjesh te shumta, do te mblidheshin ne kete tempull me kushtrimin, 'Nje Komb, nje Qendrim', do te zgjoheshin si anteu me idealin e bashkimit kombetar, me idealin e lirise, dinjitetit te shqiptareve", - u shpreh Berisha. Ky bashkim, sipas kryeministrit shqiptar, erdhi ne nje moment kur fuqite e medha kerkonin dhe komplotonin copetimin e trojeve shqiptare. "Europa gjendej ne oren e padrejtesive te saj me te medha, superfuqite e asaj kohe po vendosnin eliminimin e shqiptareve si nocion politik, po vendosnin copetimin e Kombit, qe i kishte dhene Europes Perandore dhe Pape, qe kishin themeluar krishterimin dhe qyteterimin e tyre, po vendosnin qe trojet e shqiptareve te shnderroheshin ne placke tregu, per armiqte dhe barbaret, qe kishin ushtruar ndaj tyre gjenocide dhe programet me te egra", - ka theksuar kryeministri shqiptar Berisha. Duke theksuar faktin se shqiptaret mblidhen ne tempullin e bashkimit ne vitin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, Berisha u shpreh se sot eshte nje dite nderimi per Kosoven, per Prizrenin. Cdo shqiptar ka vetem nje fjale, Faleminderit Kosove, Faleminderit Prizren, se lidhja e Prizrenit ishte kryengjarja qe do t'u printe perpjekjeve te shqiptareve per liri dhe dinjitet ne 134 vjet me radhe, ku burra dhe gra, luftetare dhe mendjendritur u bashkuan per te sjelle lirine e shqiptareve. "Faleminderit Kosove, se nxore burra mendjendritur si Ibrahim Rugova, i cili organizoi rezistencen paqesore me te shkelqyer qe Europa ka njohur ne tere historine e saj dhe ceshtjen tende te drejte, ceshtjen e drejte te shqiptareve nga nje barake ne qender te Prishtines, e dergoi deri ne dhomen ovale te Shtepise se Bardhe", - tha Berisha. Me pas, Kryeministri Berisha ka falenderuar SHBA per kontributin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe iu ka dhene shqiptareve per te arritur perpjekjen tyre per liri. Ndersa iu eshte drejtuar fqinjeve duke iu bere thirrje qe te clirohen nga paragjykimet ndaj shqiptareve, te lene menjane betimet, se dhe te tjere kane bere mjaft te tilla dhe iu kane shkuar huq, perpiqemi se bashku te ndertojme ate te ardhme, te cilen kerkojne popujt tane. Berisha iu ka bere thirrje qe te perpiqemi se bashku te ndertojme te ardhmen Europiane, si e ardhmja me e shkelqyer e shqiptareve, maqedonasve, malazezeve, serbeve, te gjithe banoreve te ketij gadishulli.