E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hoxha, kandidat i oborrit te qeverise

Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste e ka cilesuar te deshtuar tryezen e zhvilluar dje me perfaqesuesit e mazhorances. Pas tre oresh qe ka zgjatur takimi me kryeministrin Sali Berisha, kreu i PS-se u shpreh se nuk u gjet mirekuptimi per kandidature konsensuale. "Fatkeqesisht nuk gjetem ate mirekuptim dhe vullnet qe, sipas meje, duhet te shprehte qeveria shqiptare, e cila besoj e kupton fare mire se moszgjedhja e nje presidenti konsensual eshte sinjal negativ per familjen evropiane dhe nje zhvillim qe nuk parathote gjera te mira per 12 tetorin, dite kur per te treten here, Shqiperia do te merret ne provim nga familja evropiane", - tha dje Rama. I pyetur per kandidaturen e Artan Hoxhes per kreun e shtetit, Rama ka theksuar se opozita nuk mund te pranoje kandidat qe vjen nga mazhoranca. "Zhvillimi i tryezes ishte i tille, qe e beri praktikisht te pamundur shtjellimin e metejshem te nje momenti dialogu dhe bashkerendimi te formave per te arritur ne nje zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi me nje oferte te kufizuar brenda oborrit te saj, e cila ishte nje oferte qa ja bene te pamundur opozites mbeshtetjen me vote te cilesdo kandidature", u shpreh dje Rama ne lidhje me negociatat dhe posacerisht me emrin e kandidatit Artan Hoxha. Rama theksoi se edhe emrat e tjere te propozuar nga ana e mazhorances ishin te te njejtit profili dhe nuk mundesonin ofrimin e konsensusit. "Cilido nga ata emra eshte thjeshte nje emer i dale nga oborri i pushtetit. Kjo nuk perben baze per konsensus. PS-ja e ka bere te qarte qendrimin e saj, jemi angazhuar me mish e me shpirt ne funksion te fatit te Shqiperise evropiane, fati i cili eshte goditur me mos konsensus", u shpreh Rama. I pyetur ne lidhje me qendrimin qe do te mbaje Partia Socialiste ne seancen e sotme, Rama u shpreh se asnje kandidature nuk do te votohet. Ndersa ka theksuar se grupi parlamentar do te marre vendimet e duhura per kete ceshtje. "Do e vendos Grupi i Partise Socialiste. Nje gje eshte e sigurt, PS nuk e mbeshtet nje kandidature te njeanshme', tha Rama. Megjithate kreu i PS-se ka lene hapur dhe nje mundesi per dialog gjate seances se djeshme. "Nese deri ne minuten e fundit ka reflektim, ka kohe per reflektim, ne jemi per kandidate konsensual", u shpreh dje Rama. Kreu i selise roze ka theksuar se mazhoranca duhet ta kishte pare afrimin e opozites per konsensus, si nje mundesi per ti dhene vendin marrjen e statusit te vendit kandidat. Rama u shpreh se me negociatat e djeshme, dy palet kane shkuar serish larg. "Shkuam perseri larg, kam shume frike se kjo do te perkthehet ne nje vetelargim te Shqiperise nga procesi i integrimit", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›