E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Berisha: Votojmë me unanimitet Artan Hoxhën

Tiranë- Një orë para nisjes së seancës parlamentare kryeministri Berisha ka mbledhur grupin e tij parlamentar demokrat, ku është diskutuar për emrin e propozuar prej tyre për President.

Kreu i egzekutivit ka kërkuar që ai të marrë të gjitha votat e mazhorancës, ndërsa ka thënës se Rama nuk e ka pranuar kandidaturën e Hoxhës pasi sipas tij ai ishte avokat i qeverisë.

Dje tentuam në frymën e kushtetutës të arrihej një konsensus në mirëkuptim të saj. Pikërisht në respekt të këtij propcesi u vendosën kandidatura, u përzgjodhën duke besuar se opozita mund ti besonte ti votonte. E vërteta është se megjithë përpjekjet tona të jashtëzankonshme ishte pamundur që të bindje z Rama të pranonte një kandidaturë. Kriterët e tij, kuptova se ishin shumë speciale, duhët të ishte një njeri që se ka kritikuar kurrë z Rama, ose duhet të ishte që e kishte të ndaluar me ligj kritikën ose që si ka shtrënguar kurrë dorën Sali Berishës- tha Berisha.

Në vijim ai ka thëns e në takimin e djeshëm Rama kërkonte të flitej përt modalite, dhe jo për emra konkretë.

Ai tha se z. Artan Hoxha është i oborrit të qeverisë. Po dhe ti ke qënë i oborrit, ca do thuash për këtë. Së dyti, ai vuan nga misoginia, në greqisht do të thotë, urrejtje e grave. Po të vijë puna tek personat, ju siguroj më parë kalon detin në këmbë sesa të nxjerrë një kandidat me të (Ramën). Mbrëmë më thoshte të kthehemi tek modalitetet. Në fakt të na thoshte, pse sna pyete më parë për Zaganjorin, por më tha nuk e bëre si duhet pse se prure më parë. Ne e kuptojmë. Kërkoi 3 -4 emra dhe do përzgjedhim. Shkuam sic kërkoi ai, jua them me sinqeritet, mirë zotëri, ja ku janë. Jo thoshte sot duhet të diskutojmë modalitete. Ja pra ai është i pasinqertë,- vijoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›