Interpol-FBI, arrestohet i superkërkuari

Pas një hetimi disamujor, nga ana e Agjentëve të Departamentit Amerikan të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane, agjentëve të FBI në bashkëpunim me Interpol Tiranën ditën e djeshme është bërë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Gjergj Hajati, 31 vjeç, banues në SHBA, me shtetësi amerikane dhe shqiptare. Ndalimi i tij është bërë në afërsi të pikës së kalimit kufitar Han i Hotit gjatë tentativës për t'u larguar në drejtim të Malit të Zi. Gjergj Hajati është shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Distriktit Harford, SHBA, ka lëshuar Urdhër arresti, më datë 24.01.2008, për veprën penale të mashtrimit në fushën e kredive në vlera shumë të mëdha dhe falsifikimit. Për këto vepre penale sipas Kodit Penal të SHBA, parashikohet deri në 30 vite burg.