Berisha: Gara e dijes, thelbësore për Shqipërinë si vend i zhvilluar
Kryeministri Berisha ka garantuar angazhimin total të qeverisë për arsimin dhe zhvillimin e tij ndërsa ka kërkuar nga pedagogët dhe studentët nxitje të lirisë akademike.
Gjatë inagurimit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, në ish Kinoklubin e Qytetit Studenti, Berisha ka deklaruar se vend më të merituar për ata që 20 vjet më parë u përballën me regjimin më të egër diktatorial nuk mund të gjendej.
“Ju ftoj të bëni gjithçka për të qëndruyar në krye, të ecni me dinjitet në këtë garë, gara e dijes është dhe mbetet vendimtare për fatin e këtij vendi për të kapur nivelin e vendeve të zhvilluara. Kam besim se ata që Shqipërinë në këto 20 vite e nxorrën nga honet e historisë, ata kanë besimin dhe energjinë për ta renditur atë në grupin e vendeve të zhvilluara”- theksoi Berisha.
Sipas tij, historia është e shkuara, që shërben për të parë kthjelltë drejt së ardhmes, por s’ka
Më tej Berisha theksoi se gara e dijes është thelbësore për të plotësuar ëndrrën e dytë të madhe për shqiptarët “Shqipëria vend i zhvilluar”.
“Cilësia e dijeve, e kualifikimeve, e diplomave mbetet të rëndësishme për ëndrrën tonë dhe sigurisht për të arritur cilësinë kërkohenn kushte, mjedise moderne, biblioteka moderne por ne do të bjëmë gjithçka që universitetet ti kenë. Vendimtare në cilësi është edhe liria akademike, lira e kërkimit shkencor e cila është përcaktuese për cilësinë e universiteteve tona” theksoi Berisha.