Klonohet lopa qe te prodhoje qumësht njeriu
Fale klonimit, një laborator ne Argjentine ka krijuar lopën e pare transgjenetike, e cila përdor gjenet e njeriut për te prodhuar qumësht te njëjte me atë te nenave qe ushqejnë foshnjat e tyre. Lajmi është konfirmuar nga instituti i Argjentinës dhe Universiteti Kombëtar i San Martinit ne Buenos Aires, te cilët kane mbajtur te shtunën ne mbrëmje konferencën e pare qe shpjegon këtë test. Qëllimi ynë është te krijojmë te njëjtin qumësht qe prodhojnë edhe nenat. Për te realizuar këtë, kemi injektuar dy gjene njerëzore qe parandalojnë bakteret dhe siguron mbrojtjen virale, – tha një prej eksperteve te këtij Instituti. Lopa mbi te cilën është realizuar kloni quhet Rosita dhe është kafsha e pare qe i nënshtrohet një testi te tille./vizionplus/