Berisha: Gati te heqim imunitetin

Zoti Berisha iu pergjigj gazetareve nje dite pasi ambasadori amerikan John Withers ngriti serish shqetesimin e Washingtonit per domosdoshmerine e kufizimit te imuniteteve, nje ceshtje qe ngrihet edhe ne progres raportin e Komisionit Europian per Shqiperine.
"Ne jemi kunder cdo imuniteti. Kemi derguar ligjin ne parlament dhe opozita nuk e votoi. Atehere do te praktikohet nje qendrim i njeanshem, ku cdo kerkese nga organet e drejtesise per heqje imuniteti, do te jete e pranueshme", u shpreh Berisha.
Pak me heret Partia Socialiste identifikoi si te korruptuar qeverisjen e kryeministrit Berisha dhe i kerkoi atij heqjen e imunitetit te ministrave Basha dhe Mediu.
“Ka ardhur koha qe qeveria t’i bindet ligjit, te dorezoje dy ministrat e tij dhe te marre masa te menjehershme duke nisur nga vetja, familjaret dhe sherbetoret e oborrit”, tha deputeti socialist, Sajmir Tahiri.
Per te hequr imunitetin e nje deputeti apo ministri duhet me pare nje kerkese nga prokuroria, ndersa per te zhveshur te gjithe deputetet dhe ministrat nga imuniteti per ceshtjet e korrupsionit, duhet ndryshimi i ligjit me 84 vota sipas propozimit te komisionit te Venecias ose ndryshimi i Kushtetutes, sic thote Partia Socialiste me 94 vota ne parlament, nga 74 qe ka maxhoranca. Me keto vota kryeministri Berisha tha se do te perserise heqjen e imunitetit per kedo qe kerkon prokuroria.
“Maxhoranca ka te drejte te mos i njohe vetes imunitet. Edhe pse nuk ndryshon dot ligjin, mund te mbaje qendrim te njeanshem per kete ceshtje”, tha Berisha.