E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Gazetaret te implikuar ne puc

/ /

Kryeministri Sali Berisha tha ne mbledhjen e djeshme te qeverise se tabulatet per gazetaret nuk kane si qellim hetimi profesionin e tyre por implikimin e tyre ne demonstraten e dy javeve me pare. Dua te theksoj edhe njehere ate qe theksoi Komisioni parlamentar qe nje hetim parlamentar per tre-kater gazetare nuk ka asnje lidhje me gazetarine e tyre dhe une ju garantoj per kete por ka lidhje me implikimet direkte ne urdhra direkte te dhunes dhe pucit dhe me veprime te tjera qe do ti behen te ditura publikut u shpreh Berisha. Sipas tij qeveria e ka bere te njohur qendrimin e saj ndaj mediave teksa ka ndaluar cdo punonjes te administrates te hedh ne gjyq gazetaret. Dhe kurre ndonjehere ne kete vend sa te jemi ne ne pushtet nje gazetar nuk do te gjykohet nuk do te paditet nuk do te pesoje per opinionin  e tij per shkrimin e tij per mendimin e tij por tjeter gje eshte gazetaria dhe tjeter eshte implikimi ne veprime konkrete qe nuk kane asnje lidhje me gazetarine por kane lidhje me veprime te tjera vijoi me tej kreu i ekzekutivit. Ne mbledhjen e djeshme te Qeverise u miratua buxheti afatmesem i cili sipas Berishes parashikon mbeshtetje financiare per te gjitha reformat e medha ne vend. Nje puc demtoi ne menyre thelbesore imazhin e ketij vendi por nje puc aventurieresh nuk do te mund kurre te ngadalesoje reformat e kesaj qeverie per ndertimin e Shqiperise evropiane. Ne konceptin tone Shqiperia europiane eshte Shqiperia e shoqerise se lire e respektimit te plote te lirive dhe te drejtave njerezore para se gjithash dhe mbi te gjitha e respektimit te plote te lirise se mendimit dhe te shprehjes se tij perfundoi fjalen e tij kreu i qeverise.

Lesi Vendimi per tabulatet e gazetareve i gabuar
Kreu i LDK-se Nikolle Lesi ish-botues e cileson te gabuar vendimin e komisionit hetimor per te marre tabultatet e telefonave te gazetareve. Sipas tij medias nuk mund ti behet presion nga politika. Vendimi i komisionit hetimor parlamentar per hetimin e tabulateve te telefonave per gazetaret eshte i nxituar dhe ne thelb i gabuar. Kurrsesi pushtetit te katert qe eshte media nuk mund ti behet presion direkt apo indirekt. Ka ndodhur nder vite ky presion por ne fund ka humbur pushteti politik ne kete duel tha Lesi. Sipas tij ne lidhje me cka ndodhur me 21 janar le tia leme drejtesise te jape zgjidhjen por nisur nga situata konfliktuale politike deri ne perballje LDK kerkon se duhet patjeter te ulen ne tavoline per te gjetur nje zgjidhje zoti Berisha dhe zoti Rama. Ne te kundert shoh ne horizontin e muajve prill-maj-qershor perplasje te madhe aq sa do te pendohemi te gjitha palet qe nuk e gjetem zgjidhjen ne shkurt

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›